web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me fakte dhe prova/ Deputeti analfabet që mbështetet nga krimi dhe droga në Korçë

Fidel Kreka, një person i lidhur me krimin, drogën dhe fajdet arriti që nga shofer gjatë kohës së PD-së, të bëhet deputet i kësaj force politike në qarkun e Korçës. Ky person, i cili prej një viti është deputet në Parlament, nuk ka bërë agjë, përveçse se me përdoruesit e drogës shkatërroi dhe katandisi zgjedhjet në selinë e PD-së në Korçë. Kjo është e provuar me fakte dhe prova, të cilat do t’i paraqesim më poshtë. Por sesi mund të katandisë PD-ja në Korçë, të paraqitet me njerëzit e botës së krimit, drogës, fajdeve të paligjshme, kumarxhinj e të tjerë, kjo është një nga arsyet pse janë votat në atë gjendje dhe pse humbet Partia Demokratike. Duke ju rikthyer fakteve dhe provave që tregojnë dhe vërtetojnë se Fidel Kreka është deputeti përfaqësues i bandave, krimit, drogës, fajdeve, duhet të nisim që nga marrëveshja, që i siguroi mandatin, ku u investua Ervin Salianji, ish-deputeti Fidel Ylli dhe kryeministri Edi Rama. Ervin Salianji është skenaristi dhe ideatori i Fidel Krekës për deputet me qëllimin e vetëm që një nga ushtarët e tij në Korçë të ishte në lojë. Nderin, ja ka shpërblyer Salianjit disa muaj më parë kur i mbushte sallën me përdorues narkotikësh dhe element të botës së krimit. Më tej vjen personazhi tjetër, Fidel Ylli i cili në zgjedhjet e vitit 2025 i kërkon Edi Ramës të sulmojë në Korçë, Fidel Krekën që të faktorizohet. Sulmet e Ramës manipuluan militantët e bazën e PD, atyre ju shtua edhe mbështetja e Salianjit, nga ana tjetër elementët e botës të krimit kryen detyrën e tyre krah personit që donin ta çonin përfaqësues në parlament. Pas skemës për sigurimin e mandatit, vjen masakra që i bëri PD-së, deputeti i mbështetur nga krimi dhe droga. Fidel Kreka është njeriu kryesor që mbështeti Lulzim Bashën, pasi përjashtoi Sali Berishën nga Partia Demokratike. Ai së bashku me Ervin Salianjin dhe Ledina Alollin mbushën sallën për Lulzim Bashën në Korçë dhe krijuan dhe incidente dhe përplasje edhe jashtë saj me njerëzit e Berishës. Janë të paktën tre raste, ku element të ndryshëm të botës së krimit dhe drogës në krah të Fidel Krekës, shkojnë te Lulzim Basha për ta mbështetur, më pas shkojnë te “Foltorja” e Berishës për ta prishur, dhe më pas organizojnë takimin e Ervin Salianjit në Korçë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2023, në Primaret e tyre, Fideli me të tjerë dhunshëm mbushën kutitë për llogari të Ledina Alollit në Korçë. Aliolli mbështeti Fidelin dhe së bashku mbushën kutitë në Primaret e 2025 për njëri -tjetrin dhe shpërblimet janë të qarta. Lidhja është e ditur, ndërsa pasoja i ka PD dhe opozita. Risjellim në vëmendje se Fidel Kreka është dhe një njeri me precedentë penalë. Fidel Kreka në bashkëpunim me disa persona të tjerë goditën për vdekje një qytetar pak vite më parë, denoncimi shkoi në polici dhe u mbyll. Fidel Kreka i iku patrullës së policisë me vrap, uniformat blu dyshonin se kishte armë dhe drogë. Sërish çështja u mbyll. Fidel Kreka punonte pa licencë në lokalin e tij, pa shkuar më tej te fakti se nëpërmjet pajisjeve si celulare apo tablete ushtronte aktivitet të paligjshëm të baste. Edhe kjo u mbyll. E vërteta është një dhe vetëm një, dhe e padiskutueshme: që Fidel Kreka është analfabet dhe injorant, që është njeri i cili është mbështetur nga grupet kriminale, nga droga, që nga pas i vjen një tufë rrugaçësh dhe banditësh që mendojnë se duke sharë në rrjetet sociale do të mbulojnë të vërtetën për Fidel Krekën apo do të trembin e ndalojnë ndokënd. Kjo është e vërteta.

5 artikuj për këtë temë.

1 DITE ME PARE

Edhe njëherë për deputetin e mbështetur nga krimi dhe droga, analfabetin dhe injorantin politik

Me fakte dhe prova/ Deputeti analfabet që mbështetet nga krimi dhe

Duke reaguar me sulme, duke reaguar me sharje, duke reaguar me teza idiote, po kërkojnë të mos shkruaj më për një të vërtetë të madhe. E vërtetë që nuk ka asgjë personale lidhur me individin Fidel Kreka, por me mënyrën se si janë ndërtuar një grup individësh që e kanë çuar PD-në e Korçës në atë pikë ku fajin nuk ua ka më kundërshtari.

Janë më të prapë dhe më të këqij se patronazhistët në sjellje, veprime dhe qëndrime. Ata të parët punojnë për të mbledhur vota, këta punojnë për t'u sharë dhe përçarë.

Tani le të shohim disa fakte, një nga një, për të shkuar tek e vërteta të cilën s'duan ta pranojnë.

Gjithçka ka filluar me disa intervista të bëra në CNA, me Belind Këlliçin, me Flamur Nokën, me Edmond Spahon, të cilët kanë marrë një pyetje: "A mund të fitojë zgjedhjet një degë si Korça, e cila është e përçarë, pa zgjedhje dhe ka deputet një analfabet?"

Këtu shpërthyen në një sulm personal, sharje, fyerje, thonë lloj-lloj budallallëqesh, por nejse. Ai stan atë bulmet ka. Pikërisht këtu qëndron dhe fjalia që shpesh e thonë korçarët: "Kur del llumi përpara, njerëzit nuk duan të merren me të dhe largohen."

Dhe kjo është një nga arsyet e humbjes së zgjedhjeve, pasi një qelizë e caktuar, llumi, po kërkon të pushtojë, të marrë peng, siç e ka marrë, në fakt, dhe ta çojë atje ku e ka katandisur Partinë Demokratike.

Faktet janë kokëforta

Unë i kam bërë disa pyetje:

-A je i mbështetur nga krimi, zotëri?

-Çfarë pune kanë banditët që të shoqërojnë ty për të prishur zgjedhjet në PD?

-A ke manipuluar votat në primaret 2023, 2025?

-A e ke mbështetur Lulzim Bashën dhe ke prishur aktivitetet e Sali Berishës?

-A ke lidhje me individë të drogës dhe a janë përfshirë ata në fushatat e tua?

Këto janë pyetjet që kërkojnë përgjigje. Përgjigjja që erdhi ishte: "Unë jam në Korçë, jam në PD."

Po me nder qofsh mor djalë! Të jesh në Korçë, në PD, e shëndet e jetë të gjatë të kesh! Problemi nuk është ky. Thelbi i problemit është se ti je një analfabet, biles me atë që kishe shkruar ti, e kishe konfirmuar dhe vetë, se kishe në dy fjali 34 gabime.

Por ta lëmë edhe këtë. Të hyjmë në thelb.

Thelbi i diskutimit dhe i çështjes nuk është se sa djalë i keq apo i mirë je ti, apo sa ndere i ke bërë ti dikujt. Thelbi i çështjes është: Partia Demokratike nuk mund të përfaqësohet me të tillë individë analfabetë, të pashkollë.

Pavarësisht se mund të jesh militant, megjithëse s'dimë ndonjë militantizëm të madh tëndin të bërë nga '97-ta në 2005-ën, por ke shitur mend me historinë e babait, që prapë ngelet Artur Kreka dhe në mënyrë kriminale dhe të ndyrë përdore njerëzit e tu që ta përmendin: "O bobo, ky po sulmon Artur Krekën!"

Jo, nuk është sulmuar Artur Kreka. Është shkruar dhe raportuar për ty! Janë nxjerrë fakte dhe informacione për Fidel Krekën! Artur Kreka nuk jeton më dhe unë nuk merrem me të ndjerët. Me gjithë respektin apo kohën që unë kam kaluar me Arturin, rrugët tona u ndanë në 2013-ën për shkak të një përplasjeje që unë pata në atë kohë me Berishën në lidhje me çështjen e Lulzim Bashës, sepse unë isha një mbështetës i hapur i Sokol Olldashit.

T'u kthehemi disa të vërtetave të tjera

Përtej faktit që fillimisht u përdor Artur Kreka si mburojë, mburoja e dytë ishin sharjet dhe sulmet personale.

Hajde! Këta janë. Kjo jo pa qëllim tregon një gjë shumë thelbësore: cilët janë mbështetësit dhe njerëzit që e duan Fidel Krekën deputet. Shumica rrugaçë, siç e kemi thënë, përdorues lëndësh narkotike që kanë dhënë votat, njerëz të botës së krimit të lidhur me ta.

Të shohim një fakt tjetër, pra t?i hyjmë në thelb çështjes

Pse askush nuk flet në parim për të vërtetën se çfarë ndodh në Partinë Demokratike në Korçë?

Pse askush nuk flet në parim për të vërtetën: a duhet të kemi një deputet analfabet, injorant, të pashkollë, me diplomë false, që nuk njeh pedagogët e shkollës?

Pjesë e një konjukture të pështirë që tani ka filluar dhe një lëvizje tjetër. Dhe lëvizja më e ndyrë është ajo duke e futur fenë në politikë.

Duke e parë se janë një tufë injorantësh dhe të pamend që nuk e dinë se çfarë është një analizë politike, një diskutim apo një përballje me argumente, deklarojnë: "Nuk më lënë mua, më sulmojnë mua se unë jam mysliman." Një mashtrim i madh! Sidomos kur ma thonë dhe mua, që unë e di mirë atë pjesë.

Unë e di mirë se kush janë myslimanët në Partinë Demokratike, se si e kanë drejtuar, por kurrë nuk kam pasur një gjuhë përçarëse siç po përdoret nga Fidel Kreka dhe të tijtë. Nuk sulmohet Fidel Kreka se është mysliman, as se është djali i Artur Krekës. Ndaj Fidel Krekës shkruhet për faktet që ekzistojnë dhe i dinë të gjithë. Korça nuk mund të përfaqësohet nga të tillë injorantë, pikë! Në rast se kërkoni argumentin pse Niko Peleshi, Partia Socialiste i ka marrë përpara, është fakti se të tillë injorantë, Korça e di mirë se çfarë janë. Sidomos kur përdorin këto tezat fetare.

Doli një sharlatan para disa muajsh: "Ata nuk më lënë të bëhem kryetar se jam mysliman." Ky del thotë tani: "Më sulmojnë se jam mysliman." Çfarë janë këto idiotësi? Nuk sulmohet njeriu për fenë! Sulmohet sepse përpara se ti të jesh mysliman, përpara se ti të jesh demokrat, duhet të jesh qytetar, duhet të jesh i edukuar, duhet të marrësh përgjegjësi, duhet të jesh i përgjegjshëm, duhet të jesh i ditur.

Dhe nuk besoj se dhe feja myslimane në ndonjë rresht thotë të ngrihen këmbët e t'i bien kokës, apo injoranti të dalë përpara. Por flet për paqen, për dashurinë dhe për mirësinë, që nuk e shohim te ky deputet që thuajse është ?çmendur? ai dhe të tijtë pse i thuhen të vërtetat.

Si mund të bëjë karrierë politike dhe të marrë përgjegjësi një injorant i këtij kalibri? Që përdor babanë e ndjerë, që përdor fenë për t'u mbrojtur nga çfarë? Nga e vërteta!

Nga e vërteta nuk mbrohet dot askush.

E vërteta është një dhe vetëm një, dhe e padiskutueshme: që Fidel Kreka është analfabet dhe injorant, që është njeri i cili është mbështetur nga grupet kriminale, nga droga, që nga pas i vjen një tufë rrugaçësh dhe banditësh që mendojnë se duke sharë në rrjetet sociale do të mbulojnë të vërtetën për Fidel Krekën apo do të trembin e ndalojnë ndokënd. Kjo është e vërteta.

Ndaj dhe në vijim do të ketë të tjera shkrime, të tjera publikime, të tjera fakte siç kanë dalë ditë pas dite.

Që nga ndërhyrjet e Fidel Yllit tek Edi Rama për ta sulmuar Fidel Krekën për ta bërë deputet, te vjedhja e primareve dhe manipulimi apo prishja e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, aleancat me Ledina Alollin, të tjera fakte që lidhen me pjesën e së shkuarës me precedentë penalë të Fidel Krekës që u publikuan dje, dhe në vijim gjithçka tjetër thjesht dhe vetëm për të marrë përgjigje për pyetjet mbi të vërtetën e një deputeti analfabet që është, së bashku me një grup individësh, shkaku kryesor pse Partia Demokratike në Korçë dhe opozita janë në atë gjendje, te procesi ku thërret qameti, sepse është marrë peng nga gjithçka që përmendëm më sipër.

Debati duhet të jetë ky dhe vetëm ky: si hapet, zgjerohet PD-ja e Korçës, të bëhet më qytetare, më intelektuale për të fituar përballë socialistëve. Me të tillë analfabetë dhe injorantë, zgjedhje pas zgjedhjesh Niko Peleshi do të hedhë valle, edhe pse një pjesë të tyre i ka në thes dhe i përdor për interesa të tjera./ CNA

 

2 DITE ME PARE

Deputeti i mbështetur nga krimi dhe droga ka skedë kriminale

Në disa shkrime kam sjellë fakte në lidhje me deputetin e PD-së, Fidel Kreka. Një debat, le ta quajmë, që filloi pas disa pyetjeve që unë u bëra drejtuesve të PD-së në lidhje me situatën në degën e Korçës ku përfaqësimi i qytetit tim bëhet nga një analfabet i mbështetur nga krimi e droga që doli deputet pas një lufte konjukturash dhe skenarësh që shkojnë sa tek Edi Rama dhe Niko Peleshi apo Fidel Ylli, tek Ervin Salianji, Ledina Alolli e deri te Flamur Noka e Sali Berisha.

Për ata që thonë pse dhe si u vu kandidat Fideli, duhet të mësojnë të vërtetën.

Primaret në degën e PD-së Korçë u manipuluan nga Ledina, Fideli dhe një grup ndjekësish të tyre. PD në Korçë prej kohësh është e marrë peng, pa organizim dhe prej kohësh pa drejtim, e përçarë dhe e sunduar nga klani i Salianjit me zbatues Fidel Krekën dhe Ledina Alollin.

Manipulimi i primareve është hapi i parë.

I dyti ishte emërimi i Ivi Kasos si drejtues politik në Korçë dhe për këtë arsye që të respektoheshin raportet fetare u vendos e dyta Ledina Alolli, e cila vetëm dy vite më parë kishte humbur turpshëm Bashkinë e Korçës, pa folur më tej se çfarë bënte si mbështetëse e Lulzim Bashës kundër Foltores dhe Berishës së bashku me Krekën.


Fidel Kreka nuk ishte aspak kandidat në listë, pas tërheqjes së Eleina Qiricit si kandidate në listë të hapur ndodhi një skenar. Dhjetëra SMS Sali Berishës dhe Flamur Nokës. Presion i hapur nga gjoja militantë, ku shumë prej tyre ishin përdorues droge dhe elementë të botës së krimit që i sheh rëndom në fotot e Fidel Krekës, disa prej tyre të fshira nga rrjetet sociale.

Pas presioneve për bojkot dhe prishje të fushatës Flamur Noka bëri një takim edhe me një grup hoxhallarësh që i premtuan mbështetje për Fidelin, por edhe me një grup militantësh midis të cilëve elementë të botës së krimit, ku përjashtohet Tosi Hunda, një ish-hajdut tatimesh, po nxjerrim jashtë edhe Tit burgaxhiun se këtij i dhanë nja 2 milionë lekë për fushatë, pjesa tjetër një tufë horrash dhe rrugaçësh që në Korçë i neveritin.

Por Fidel Kreka është deputeti i tyre, i llumit, asgjë më shumë. Sa për pjesën se është çuni i babit, këtë pjesë unë e kapërceva jo pa qëllim, por s?mund të rri pa rikujtuar që soj e sorollop u futën në punë gjatë qeverisë së PD-së, sikur vetëm këta e kishin sjellë në pushtet, këtu nuk përjashtohet Fideli që u punësua 8 vjet shofer dhe nuk shkoi një ditë në punë te Drejtoria e Bujqësisë e drejtuar nga Adrian Maho.

TANI SKEDA KRIMINALE

Fidel Kreka është një njeri me një dosje të pasur në polici, jo si opozitar, por si njeri me precedentë penalë. Këto nuk përjashtojnë kohën e PD-së kur e nxirrte babi nga qelia se kapej nga policia në sherre e konflikte apo me qeset e hashashit.

Këtu nuk po sjell rastet e fajdeve apo pengjeve, që, po, duan detaje, ditë pas dite do t?i sjellim me emra deri te kanosjet apo rrëmbimet e personave. Aty në Radanec i dinë mirë, Tosi Hunda s?di nga këto se nuk merret me gjëra të thjeshta, ai është këshilltar politik dhe strategjik, bashkë me Tit burgaxhiun. Të dy kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Korçës nëse refuzon Fideli.

Ky Fideli që ka një vit deputet s?e ka parë kush të flasë një fjalë në parlament apo të mbajë një qëndrim kundër qeverisë apo Niko Peleshit që e kanë hall. Por tani ka zgjedhjet lokale dhe Fideli do të ishte kandidati më i shkëlqyer përballë Nikos e Filos, ai është i vetmi që i mund. Me fitore si ajo brenda listës që e ka shpallur fitore.

Po sjell vetëm tri raste që të mos zgjatet shumë se lodhen analfabeti dhe të tijtë duke lexuar.

Fidel Kreka në bashkëpunim me disa persona të tjerë goditën për vdekje një qytetar pak vite më parë, denoncimi shkoi në polici dhe u mbyll. Kush e mbylli? Po do dikush data dhe orë mund t?i  sjell pa problem.

Fidel Kreka i iku patrullës së policisë me vrap, uniformat blu dyshonin se kishte armë dhe drogë. Sërish çështja u mbyll.

Fidel Kreka punonte pa licencë në lokalin e tij, pa shkuar më tej te fakti se nëpërmjet pajisjeve si celulare apo tablete ushtronte aktivitet të paligjshëm të baste. Edhe kjo u mbyll.

Me fakte dhe prova/ Deputeti analfabet që mbështetet nga krimi dhe

Këto janë tri më të fundit në pushtetin e Ramës dhe Peleshit.

Tani ky që nuk kalonte dot klasën e 4-t, u bë me universitet pa shkuar në shkollë, pyeteni për emrat e pedagogëve dhe çfarë diplome ka? Mos u mërzisni se nuk e di. Ky person i mbështetur nga elementët e botës së krimit, quhet deputet i popullit.

Ky që u bë deputet pasi e sulmoi Edi Rama me porositë e Fidel Yllit. Ky që prishte foltoret e Berishës dhe i lëpihej Lulit. Ky që e mbante Salianji nga pas se do ta bënte shef komisariati, dhe do t?i lejonte çunat të shpërndanin mall sa e si të donin. Ky që na i dha votat Ledinës. Ky që mendon se Tos Hunda është Ajnshtajni i Shqipërisë dhe banditët, borxhlinjtë, kumarxhinjtë e drogaxhinjtë janë Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Ky është ?me nder? deputeti i popullit. Dhe me këtë PD do të vijë në pushtet, le pastaj që e çon dhe në Bruksel, megjithëse aty mund t?u flasë radanesçe e vetmja gjuhë e folur që di se shkrim e këndim shqip i ka problem./ CNA

 

3 DITE ME PARE

Si e masakroi PD-në deputeti i mbështetur nga krimi dhe droga

Në një material të dytë, publikuar dje, solla fakte të cilat u pranuan nga të gjithë se si Fidel Kreka ishte bërë deputet i qarkut të Korçës nëpërmjet aleancës Rama-Salianji-Fidel Ylli.

Skema ishte e qartë dhe nuk ishte e padëgjuar por solla faktet dhe provat se, çfarë ka ndodhur në Korçë, që nga sulmi final që i bëri Edi Rama, Fidel Krekës, gjatë takimit elektoral të socialistëve në qytetin juglindor, pas ndërhyrjes së Fidel Yllit dhe miqësia e vjetër e këtij të fundit me babain e Fidelit, Arturin.

Negociatat e forta të Ervin Salianjit, ndërhyrjet brenda PD-së dhe marrëveshja (siç e ka akuzuar Berisha) me klanet e krimit dhe zyrtarët socialistë që ndodheshin në burgun e Fierit.

Një PD e përçarë është investimi i Ramës, këtu duhej Salianji dhe pse jo edhe Fidel Kreka, i cili e kishte treguar se, mund të dilte kundër Berishës, pasi kishte qenë një nga mbështetësit e Lulzim Bashës.

Sot po sjell fakte të tjera dhe detaje, të cilat lidhen me zbërthimin e skemës. 

Ku shkoi, pse dhe si përfundoi Ervin Salianji dihet. Sapo doli nga burgu kërkoi pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, Sali Berisha nuk ia dha. Më pas filloi një betejë. Takimi në rrethe të secilit prej tyre, një takim dhe në Korçë ku njeriu që i mbushi sallën Ervin Salianjit për të sulmuar Partinë Demokratike dhe Sali Berishën, e ka emrin Fidel Kreka. Këtë e dinë të gjithë ata që ishin në sallë. E di Salianji, e di Fideli, e dinë ata që i vijnë vërdallë, e di gjithë PD (aq sa ka mbetur në Korçë), e di edhe Sali Berisha dhe ky nuk ishte rasti i parë.

Le të shohim disa fakte të tjera.

Fidel Kreka është njeriu kryesor që mbështeti Lulzim Bashën, pasi përjashtoi Sali Berishën nga Partia Demokratike. Fidel Kreka së bashku me Ervin Salianjin dhe Ledina Alollin mbushën sallën për Lulzim Bashën në Korçë. Për më tepër krijuan dhe incidente dhe përplasje edhe jashtë saj me njerëzit e Berishës.

Elementë me precedentë kriminalë, përdorues lëndësh narkotike, shpërndarës droge kanë qenë pas Fidelit, në krah të tij, Salianjit dhe Ledina Alollit te takimi që është bërë në Korçë duke nxitur dhe konflikt me militantët e PD-së.

 


Kjo ka ndodhur para kinema “Millenium”-it në këtë qytet.

Më pas po Fidel Kreka më të tijtë, me një grup prej 20-30 vetash që i përdor gjithmonë, kryesisht përdorues lëndësh narkotike dhe njerëz me precedentë penalë kanë shkuar tek takimi që ka bërë Sali Berisha në Korçë duke krijuar incidente në atë kohë, pra tek “Foltorja”.

Janë të paktën tre raste, ku element të ndryshëm të botës së krimit dhe drogës në krah të Fidel Krekës, shkojnë te Lulzim Basha për ta mbështetur, më pas shkojnë te “Foltorja” e Berishës për ta prishur, dhe më pas organizojnë takimin e Ervin Salianjit në Korçë.

Ka dhe dhjetra ngjarje të tjera rrugës por nuk janë kaq të rëndësishme.

Rasti më flagrant, rasti i katërt është ai i zgjedhjeve në PD-në e Korçës ku u thye kutia e votimit, ku përdorues lëndësh narkotike, persona me precedentë kriminalë, CNA e ka raportuar që në atë kohë, thyen kutinë e zgjedhjeve në PD-në e Korçës me urdhër të Krekës.

Jashtë selisë së PD, persona të botës së krimit mbështesnin Krekën. Ambientet përreth kanë kamera dhe kanë filmuar drejtuesin politik të qarkut Ivi Kaso me shtetasin E.G. dhe disa persona të tjerë pjesëtarë të botës së krimit. 

Kjo strategji nuk ishte thjesht dhe vetëm e Fidel Krekës (se ai s’ka aq mend), por me urdhër të Ervin Salianjit për t’i prishur këto zgjedhje, ku u përfshi si gjithmonë edhe Ledina Alolli.

Qytetarët dhe në veçanti demokratët duhet të dinë të vërtetën se si aleanca e Ledina Alollit me Ervin Salianjin dhe me Fidel Krekën, me mbështetjen edhe të elementëve të botës së krimit dhe drogës, ishin pjesë e skenarëve të Edi Ramës, për të nxjerrë Fidel Krekën deputet. Por skenarët kanë funksionuar edhe më përpara.

Gjithçka ka filluar shumë më herët me skenarë për kontrrollin e PD që nuk shkojnë e përfundojnë deri tek lojërat politike, por përdorin besimet fetare dhe përçarjen si mjet për të arritur qëllime politike.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2023, në Primaret e tyre, Fideli me të tjerë dhunshëm mbushën kutitë për llogari të Ledina Alollit në Korçë.

Aliolli mbështeti Fidelin dhe së bashku mbushën kutitë në Primaret e 2025 për njëri -tjetrin dhe shpërblimet janë të qarta. Lidhja është e ditur. Njëra dorë lan tjetrën, të dyja “nxijnë” fytyrën e tyre. Pasojat i ka PD dhe opozita.

Pse lidhja Alolli-Kreka?

Gjithçka u ngjiz nga Ervin Salianji se, PD duhet të kontrollohej nga ata, kjo edhe me tezat e ndarjes së besimeve fetare. Skema më e neveritshme e kriminale.

Alolli dhe Kreka ishin pjesë e lojërave të Salianjit, plus lidhja dhe detyrimet që kishin ndaj njëri-tjetrit.

Pa shkuar asnjë ditë në universitet, Fidel Kreka rezulton që ka përfunduar arsimin e lartë, njeriu që nuk kalonte dot klasën e katërt në fillore. Por, këtë pjesën e shkollës nuk do ta përmend, por nuk do lë pa kujtuar një fjalë të Fidelit “Ledina më dha shkollën pa shkuar asnjë ditë”.

Ky ishte detyrimi që kishte Fideli ndaj Ledinës, dhe filluan manipulimet e pazaret e njëpasnjëshme në funksion të skemave të Salianjit që më pas u kthyen në skenarë të Edi Ramës.

Në zgjedhjet e vitit 2025, Alolli i bashkohet Fidelit duke kërkuar vota në të gjithë qarkun e Korçës në mbështetje të këtij të fundit.

Pra, këtu ka dhe një përgjigje për ata që thonë se doli vetë dhe mori 7000 vota.

Jo, Fideli nuk ja ka dalë. Fideli përveç sulmit të Edi Ramës në bashkëpunim me Fidel Yllin, përveç mbështetjes së Ervin Salianjit, si ish-deputet i qarkut të Korçës, pati mbështetjen edhe të Ledina Alollit por edhe segmenteve të Niko Peleshit që i lanë territor të lirë në disa zona. 

Deputetja Alolli, ishte në listën e mbyllur punoi hapur në mbështetje të Fidel Krekës për ta shpërblyer për mbështetjen që i dha në 2023 apo dhe betejën që Fideli kishte bërë me intrigat brenda PD-së për të pasur Ledinën të dytën në listë pas shkuarjes së Ivi Kasos si drejtues në qarkun e Korçës.

Fidel Kreka, përveç mbështetjes të njerëzve të botës së krimit, siç e kam theksuar, të cilët kanë telefonuar, kanë thirrur njerëz dhe kanë bërë takime për të kërkuar vota për Fidel Krekën, mbështetjes së njerëzve të drogës, ka pasur mbështetjen e Ervin Salianjit, Ledina Alollit, vetë Ramës nëpërmjet sulmit të kërkuar nga Fidel Ylli dhe terreni i lirë i Niko Peleshit në disa zona.

Mund të sjell fakte konkrete se si përdoruesve të lëndëve narkotike u janë falur detyrimet apo ju është dhënë mall që të votojnë Fidelin, njerëzve të botës së fajdeve se si iu janë falur borxhet, detyrimet, interesat për të dhënë vota për Fidelin.

Ka pasur dhe faktorë të tjerë politike brenda PD-së si Ledina Alolli, Ervin Salianji dhe faktorë të tjerë politikë dhe jopolitikë.

Prandaj, ata që thonë se ka marrë këto vota dhe është deputet i popullit, përgjigjen po e jap megjithëse Fidel Kreka nuk i është përgjigjur ende pyetjeve.

Ai nuk është deputet i popullit. Fidel Kreka është një deputet i betejave të klaneve dhe luftërave brenda Partisë Demokratike dhe është deputet i mbështetur nga klanet e krimit, drogës, i mbështetur nga intrigat politike që kanë kaluar nga Fidel Ylli dhe në parlament dhe është me bekimin e Edi Ramës. Ky është fakt.

Ata që duan përgjigjen është “deputeti i popullit”, po, populli ka nxjerrë dhe diktatorët dhe i ka sjellë në pushtet, populli ka bërë dhe Escobarin deputet, populli i zgjedh dhe të paaftët dhe injorantët deputetë. Në këtë rast nuk ishte populli por votat e militantëve dhe konjukturave e skemave të mësipërme.

Fidel Kreka nuk është deputet i popullit sepse nuk ka mundur ndonjë kundërshtar politik. Ai thjesht ka qenë pjesë e një gare me 9 apo 10 emra në një listë të PD, ku ky ka marrë më shumë vota.

Në rast se, Fidel Kreka është deputet i popullit le të kandidojë për bashkinë e Korçës.

Ai është thjesht dhe vetëm deputet i një liste humbëse në qarkun e Korçës ku Fidel Kreka ka marrë mandatin e katërt, atë të ngelurin në një garë mes të tjerëve, ku në mbështetje të tij është përfshirë Edi Rama, ish-deputeti socialist Fidel Ylli, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji dhe deputetja humbëse e pa limit e PD-së Ledina Alolli, bota e drogës dhe krimit.

Në vijim do të ketë të tjera fakte dhe prova.

Përditë do t’i përgjigjem çdo pyetje që do të shtrohet në lidhje me figurën e Fidel Krekës për të qartësuar gjithë puzzle-in që askush mos të ketë më dyshime.

Pres që Fideli t’i përgjigjet pyetjeve që kam shtruar në mënyrë të vazhdueshme, të cilat i kam përmendur dhe në këtë shkrim. (LEXO KETU)

Që nga lidhjet me Salianjin dhe mbështetja e tij, që nga prishja e mitingjeve të Berishës, që nga organizimi i takimeve të Lulzim Bashës, që nga lidhjet me Fidel Yllin, që nga sulmi i porositur bërë nga Edi Rama, që nga njerëzit e krimit dhe drogës që janë përfshirë në fushatat e tij dhe deri tek analfabetizmi për të cilin në rast se, do kishte një komision parlamentar vlerësues do i thonim një fjali: Maksimumi në jetën e tij mund të ketë filluar të lexojë “Çufon” dhe “Bubin Kaçurrel” por dhe atë kur ka qenë fëmijë e ka lënë përgjysmë. Rezulton me 16 klasë shkollë, por mos e pyesni për pedagogët dhe mësuesit se nuk i njeh.

Pyetjet i kam bërë, do vazhdoj të shkruaj ditë pas dite, deri ditën që Fidel Kreka do të kthejë përgjigje.

Do vazhdoj nesër e në vijim do sjell fakte të tjera se si është përfshirë Fideli në çështje të ndryshme, në beteja, në lojëra, në përplasje, në shkelje të ligjit, precedentët e tij penalë me policinë, do i zbardhim një nga një.

Sot solla faktet sa “demokrat i madh i PD” është ky deputet që, siç e theksova, dje ka marrë votat si pjesë e aleancës së Fidel Ylli me Edi Ramën dhe Ervin Salianjin, i mbështetur nga deputetja e Korçës Ledina Alolli. Sqarova se nuk është deputet i popullit në Korçë por është pjesë fituese e një liste humbëse. Pra, ka fituar një garë brenda kandidatëve të PD, nuk ka pasur kurrë një rival përballë për të fituar.

Vijon

4 DITE ME PARE

Deputetin e krimit dhe drogës e nxorri aleanca Rama-Salianji-Ylli

Refuzoj t’i bindem turmës dhe komenteve të militantëve që nuk shohin. Sharjeve dhe akuzave do ju përgjigjem me fakte dhe prova politike.

Shumë persona i shohin disa qëndrime dhe këto shkrime si vlerësim për një personazh që nuk i duhet dhënë kaq rëndësi. Thelbi nuk është te ky emër, por te një fenomen që duhet goditur sa nuk është vonë, pasi PD ka një rrëshkitje aty ku akuzonte socialistët, deputetët e krimit dhe ata mbështetur prej tij.

Më poshtë po zbulojmë lëvizjet e fijeve dhe lidhjeve që tregojnë dhe vërtetojnë se Fidel Kreka është deputeti përfaqësues i bandave, krimit, drogës, fajdeve etj.

I mbështetur dhe financuar prej tyre, mori mandatin në një marrëveshje të gjerë ku u investua Ervin Salianji, ish-deputeti Fidel Ylli dhe kryeministri Edi Rama.

Skenaristi dhe ideatori i Fidel Krekës për deputet është Ervin Salianji.

Ky i fundit nga burgu i Fierit, ku mbyllte pazaret me bandat dhe hajdutët e PS (kjo sipas akuzave të Sali Berishës), i ka kërkuar Fidelit që të kandidojë me çdo kusht dhe ta kushtëzojë kandidimin e tij me mbështetjen që ka te zona, te militantët pse jo dhe te disa qarqe të komunitetit mysliman, disa hoxhallarë që më pas u përfshinë në kërkesën që iu çua PD-së zyrtarisht për kandidimin e Fidel Krekës.

Salianji kërkonte me çdo kusht një nga ushtarët e tij në Korçë të ishte në lojë. Fideli më pas ia shpërbleu disa muaj më parë kur i mbushte sallën Salianjit me përdorues narkotikësh dhe element të botës së krimit si shpërblim.

Por ky nuk ishte rasti i parë.

Fidel Kreka dhe të tijtë krijuan incidente edhe gjatë momenteve kur Berisha filloi Foltoren dhe ishin mbështetësit kryesorë të Lulzim Bashës, të përdorur nga Ervin Salianji dhe Ledina Alolli. Kjo e fundit mbështetëse e Krekës në zgjedhjet e fundit parlamentare si pjesë e skenarit të Salianjit.

Pas Salianjit, në lojë hyn dhe Fidel Ylli, ky i fundit mik me babanë e Fidelit, të ndjerin Artur Kreka.

Meqë qenka djali i ish-kampionit të Mundjes dhe militantit Kreka nuk duhet të flasim për të. Pse?

Arturi, përmendet shpesh si qëndrestar i PD-së dhe antikomunist. Po, kjo është e vërtetë. Nuk do merremi më të vdekurit, por meqë disa gojë të pista flasin, ta mësojnë përgjigjen.

Po ishte qëndrestar dhe militant, ishte po aq dhe përfitues nga pushtetit i PD-së si asnjë militant apo mbështetës tjetër.

Këtu nuk do kujtoj ndalimin në doganë, apo rikthimet në detyrë, me ndërhyrje politike, aty është Andrea Mano dhe e di më mirë se kushdo.

Po sjell vetëm një shembull (dhe këtu e mbyll, po të duan më tej vazhdojmë).

Përveç punësimit të dhjetëra familjarëve, Fideli punonte shofer në një institucion që nuk shkoi kurrë, paga gati 8 vite mund të jetë rreth 50 milionë lekë.

Rikthehemi te Fidel Ylli, miku i Edi Ramës, dikur mik edhe me Artur Krekën. Fidel Kreka mban emrin e Fidel Yllit, për shkak të miqësisë së tyre.

Është Fidel Ylli që në zgjedhjet e vitit 2025 i kërkon Edi Ramës të sulmojë në Korçë, Fidel Krekën që të faktorizohet.

Rama ishte mjaft mirë në dijeni të lëvizjeve me Krekën për shkak të informacioneve për pazaret që po bëheshin me Salianjin.

Me fakte dhe prova/ Deputeti analfabet që mbështetet nga krimi dhe

Kërkesa e Fidel Yllit ishte e qartë: Fideli deputet është si të jem unë, PD e përçarë, ai mund të jetë një gur i artë, garancia tjetër pazari me Salianjin.

Edi Rama zbret në Korçë dhe sulmon Fidel Krekën, a thua se ishte lideri kryesor i listës kur në fakt ishte thjesht një analfabet dhe injorant politik i pakufijshëm.

Sulmi i Ramës i ngre stekën Fidelit, nuk ka rëndësi Ylli apo Kreka, qëllimi është mandati. Të njëjtin sulm bëjnë edhe strukturat e PS-së në Korçë me urdhër të heshtur të Niko Peleshit që Fideli duhej në parlament. Skema funksionon.

Militantët shohin Ramën që e sulmon, njerëzit e Fidelit nga bota e krimit, llotot, fajdet etj., ishin në aktivitet me telefonata e kërkesa për mbështetje.

Ervin Salianji nga burgu mbështet Fidel Krekën me të gjitha mundësitë. Në finale Fidel Kreka, bëhet deputet i qarkut Korçë.

Aleanca Rama-Salianji-Ylli jep frytet e saj.

Sulmet e Ramës manipuluan militantët e bazën e PD, atyre ju shtua edhe mbështetja e Salianjit, nga ana tjetër elementët e botës të krimit kryen detyrën e tyre krah personit që donin ta çonin përfaqësues në parlament. (vijon)/ CNA

5 DITE ME PARE

Kush është deputeti i bandave, drogës, fajdeve dhe krimeve në Korçë?

Në një intervistë të zhvilluar dje me ish-deputetin Edmond Spaho, e cila u pasua dhe sot me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën, javën e mëparshme me deputetin dhe nënkryetarin e partisë, Belind Këlliçin dhe me shumë personazhe të tjera, një nga pikat që unë kam prekur në këto intervista publike, përtej shkrimeve, ka qenë problematika në PD-në e Korçës.

Një degë që nuk ka zgjidhje, e shpartalluar. Një degë dhe një qytet që ka deputet një analfabet të lidhur me krimin.

PO.

E them me përgjegjësi të plotë.

Në rast se do të kishim një PD me vlera dhe qytetare, Fidel Kreka s'duhet të ishte kurrsesi kandidat në listë. Pavarësisht se militantët e mërzitur, tarafet, bixhozxhinjtë, bastexhinjtë, shpërndarësit e  drogës dhe krimi u bënë bashkë dhe mbështetën Fidel Krekën.

Po, po e them me përgjegjësi, Fidel Kreka është deputeti i PD-së i lidhur me krimin. Po, po e them me përgjegjësi, Fidel Kreka është një deputet analfabet. Po, po e them me përgjegjësi, gjatë kohës të PD-së ka qenë shofer dhe është sot deputet.

Po a mundet Korça e Mësonjëtores së parë Shqipe, Partia Demokratike t'i japë asaj një analfabet, një njeri të lidhur me krimin, me rrjetet e drogës, një me fajdet në qytet?!

Unë s'kam dashur kurrë të merrem me të personalisht, për shkak të një njohjeje e marrëdhënieje. Dikur ka qenë shumë i vogël në Partinë Demokratike, tani i rritur, është bërë dhe deputet. U bë deputet me konjuktura, duke mbledhur sa banditë, sa hoxhallarë, sa trafikantë droge, trima e njerëz krimi, sa me presione e shantazhe dhe mundi t'i futet në listën e hapur në Qarkun e Korçës.

Fillimisht nuk ishte i tillë, më pas me presion ndaj qendrës, ai u vu në listë dhe fitoi. Në qarkun e Korçës, Partia Demokratike rezulton të ketë 50 apo 60 mijë vota, ku 10 % i ka marrë Fideli. Janë votat e militantëve, ndoshta diku edhe nga historia e të atit, nga lidhjet familjare e të tjera.

Por Fideli është një histori lidhjesh me krimin, është një njeri i lidhjeve me drogën dhe fajdet.

Këtë e di e gjithë Korça!

Edhe pse kanë vajtur e kanë votuar. Dikur në Kolumbi, Pablo Escobari shkoi në parlament. Unë nuk po them që ky është i tillë, nuk ka krahasim se nuk ka as mend as zgjuarsi që të bëjë atë rol, por pra krimi shkon në parlament, siç e çoi dhe PD-ja, në mos shkon vetë shkon indirekt nëpërmjet llojit të “Fidelëve”.

Çfarë të lidh ty, Fidel Kreka, me grupet kriminale dhe vrasjet në Korçë? Cilët janë personatme të cilat lidhesh ti? Po nuk i the vetë, do të ti them unë.

Cilët janë personat e lidhur me trafikun e drogës të përdorur në fushatën e saj? Po nuk i the vetë, do të ti them unë.

Kush janë ata që u ke dhënë fajde, u ke marrë makinë apo i ke kërkcënuar? Po nuk i the vetë, do të ti them unë.

Ty, analfabetit më funksional dhe turpi i atij parlamenti, për më tepër i PD-së, që kandisi të të ketë deputet ty.

Por ata që duan të dinë të vërtetën që është një dhe vetëm një, çdo lloj sulmi, sharje, shpifje apo fyerje nuk më lodh se jam mësuar me këto. Edhe me ata që bëjnë sikur bërtasin po nuk dinë t'i flasin mikrofonit, se kujtojnë se është për gjë tjetër, jo për të shprehur të vërtetën. Ndaj dhe dikush që nuk ka mend, që nuk ka veshë për të dëgjuar sepse s'ka pasur kurrë të tilla, s'ka mundur të mësojë, është një analfabet funksional në parlament.

Një njeri i lidhur me botën e krimit dhe drogën shkon në parlament.

Ti je jashtëqitje e krimit, që je çuar në Parlament!

Ka një vit deputet, çfarë ka bërë ky Fidel Kreka? Asgjë dhe vetëm asgjë. Çfarë mund të bëjë një i tillë?!

Një “mbushës” topi që rastësisht u bë deputet dhe tani ka marrë dhe shpatën e flet, bën dhe statuse në rrjetet sociale. Ky individ i cili me përdoruesit e drogës shkatërroi edhe zgjedhjet në selinë e PD-së të Korçës. Dhe kjo është treguar me fakte e me prova.

Me fakte dhe prova/ Deputeti analfabet që mbështetet nga krimi dhe

Sesi mund të katandisë PD-ja në Korçë, të paraqitet me njerëzit e botës së krimit, drogës, fajdeve të paligjshme, kumarxhinj e të tjerë, kjo është një nga arsyet pse janë votat në atë gjendje dhe pse humbet Partia Demokratike. Se ata të tjerët që e kanë listën më të mirë kjo nuk diskutohet, se të paktën analfabetë dhe gomerë të llojit që ka vënë opozita nuk kanë. Ndoshta kur i thua gomerë dhe i vlerëson, pasi gomari di të bëjë ndonjë gjë, mban dhe ndonjë peshë, kurse këta vlejnë më pak sesa një gomar.

Kjo është një përgjigje e parë dhe e fundit sepse sa më shumë të përmendim emrat e këtyre mbetjeve joorganike, më shumë reklamë u bëhet, por ndoshta më mirë t’i shohë PD-ja dhe t’i kuptojë se shiten si deputetë të popullit, por kanë ardhur nga mbështetja e krimit, drogës, korrupsionit, aferave dhe skandaleve.

Të tillë analfabetë, me precendetë penale, që ende nuk ia kanë thënë Kuvendit. Por më mirë vonë se kurrë, thotë populli. Megjithëse kisha vendosur të mos merrem me këta anonimë që mendojnë se janë forca e popullit dhe demokratëve, por janë turpi më i madh i demokratëve.

Kur të tjerët qëndrojnë indiferentë sepse nuk duan të përzihen me llumin, ai del në krye.

Edhe një këshillë: Mos i trego botës sa budalla je duke i bërë like postimeve të tu e mos dil në Kuvend të flasësh. Megjithëse ku di ti të flasësh, nuk je nga ata që mund të flasësh?!





Lajmet e fundit nga