web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Paguhen 500 euro më shumë se sa kolegët në Greqi"/ Rama, reagim për pagat e gjyqtarëve

13 Shtator 2026, 09:19, Politikë CNA

"Paguhen 500 euro më shumë se sa kolegët në

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale lidhur me çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë.

Në postimin e tij në “X”, Rama shkruan se një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 euro më shumë se sa gjyqtarët në Greqi.

Më tej shton se me “vendimin e marrë nga vetë gjyqtarët” paga duhet të rritet 2000 euro më shumë në muaj se sa gjyqtarët në Greqi dhe 3000 euro më shumë se sa ato në Malin e Zi.

“Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi”, thuhet në reagimin e Ramës. /CNA





Lajmet e fundit nga