web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bujqësia ka humbur mbi 300 milionë euro ndihma”/ Meta: Ky është shqetësimi i shqiptarëve, jo pagat e gjyqtarëve

13 Shtator 2026, 14:54, Aktualitet CNA

“Bujqësia ka humbur mbi 300 milionë euro ndihma”/ Meta: Ky

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë.

Meta nga burgu shkruan se shqetësimi i shqiptarëve nuk është pse prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri marrin 500 euro më shumë se kolegët e tyre në Greqi.

Sipas tij, shqetësimi madhor është pse nuk veprojnë si kolegët e tyre në Greqi, sidomos kur bëhet fjalë për abuzimin dhe vjedhjen e fondeve të BE-së për bujqësinë, përmes skemës IPARD.

Meta shprehet se bujqësia shqiptare ka humbur mbi 300 milion euro ndihma, dhe thekson se ky është shqetësimi i vërtetë i shqiptarëve dhe jo sa paguhet një gjyqtar apo një prokuror.

Postimi i plotë:

Shqetësimi madhor i qytetarëve shqiptarë nuk është pse prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri marrin 500 euro më shumë në pagë se kolegët e tyre në Greqi.

Shqetësimi madhor është pse nuk veprojnë si kolegët e tyre në Greqi, sidomos kur bëhet fjalë për abuzimin dhe vjedhjen e fondeve të BE-së për bujqësinë, përmes skemës IPARD.

Në Greqi, përballë dyshimeve për abuzime me fondet europiane, pati mbi 37 arrestime të zyrtarëve të lartë dhe u hoqën 13 imunitete parlamentare të partisë në pushtet, duke i hapur rrugën drejtësisë për hetime të plota dhe shteruese, pavarësisht se Greqia e mbështet bujqësinë në mënyrë të jashtëzakonshme nga buxheti i shtetit.

Ndërsa në Shqipëri, për të tretin vit radhazi, fondet IPARD të BE-së për fermerët mbeten të bllokuara.

Bujqësia shqiptare ka humbur mbi 300 milion euro ndihma, ndërkohë që përgjegjësitë penale, institucionale dhe politike vazhdojnë të mbeten pa një përgjigje të qartë nga drejtësia sepse Edi Rama i ka bllokuar qëllimisht hetimet.

Ky është shqetësimi i vërtetë i shqiptarëve sot.

Jo sa paguhet një gjyqtar apo një prokuror.

Por nëse drejtësia është vërtet e pavarur dhe e gatshme, jo vetëm të hetojë dhe të ndëshkojë, por edhe të parandalojë vjedhjen e parave të shqiptarëve, dëmet kolosale që u shkaktohen fermerëve shqiptare si në rastin e fondeve IPARD, aferat e panumërta që gllabërojnë qindra milion euro, përfshi dhe grabitjen e fondeve ndihmë të Bashkimit Europian. /CNA





Lajmet e fundit nga