web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen dy automjete në aksin Kuçovë-Berat/ Dy persona përfundojnë në spital

13 Shtator 2026, 09:42, Kronika CNA

Përplasen dy automjete në aksin Kuçovë-Berat/ Dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Kuçovë-Berat. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga