web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulme me dronë rusë në kufi/ Evakuohet treni ku udhëtonte Boris Johnson dhe një këshilltar i Merz-it

13 Shtator 2026, 16:54, Kosova & Bota CNA

Sulme me dronë rusë në kufi/ Evakuohet treni ku udhëtonte

Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe Günter Sautter, një këshilltar i kancelarit gjerman Friedrich Merz, iu desh të evakuohej pranë kufirit polak në Ukrainë për shkak të dronëve rusë.

Gazeta gjermane "Spiegel" shrkuan se ngjarja ndodhi gjatë udhëtimit nga Kievi drejt Polonisë.

Sipas informacioneve, Sautter po udhëtonte me tren nga Kievi drejt Polonisë gjatë natës së 12-13 shtatorit. Rreth orës 05:00, treni ndaloi pranë kufirit polak; disa pasagjerë u evakuuan nga treni për shkak të sulmeve me dronë në zonën kufitare.

Operatori shtetëror hekurudhor "Ukrzaliznytsia" raportoi se lokomotiva e trenit ishte goditur, por nuk pati të lënduar.





Lajmet e fundit nga