E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të sezonit

Ilustrim · Vizion Plus

Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-1 ndaj Egnatias, në sfidën e vlefshme për javën e katërt të “Superiores”.

Ndeshja pati një pjesë të parë spektakolare, me tre gola të shënuar brenda pak minutash.

Egnatia kaloi në avantazh me Jurgen Montenegro në minutën e 41-të, por Elbasani reagoi menjëherë. Ardit Nikaj ishte heroi i verdhebluve, duke shënuar dy herë, fillimisht në minutën e 44-t dhe më pas në 45+3′, duke përmbysur rezultatin brenda vetëm pak minutash.

Egnatia, e cila e kishte nisur kampionatin me tri fitore në tri ndeshje, pësoi kështu humbjen e parë të sezonit.

Nga ana tjetër, Elbasani siguroi një triumf me shumë peshë përballë kampionëve në fuqi.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.