AKTUALITET /

VIDEO/ 120 notarë nisen nga Ksamili drejt Korfuzit, maratona në kujtim të shqiptarëve që kërkuan lirinë gjatë regjimit komunist

Aktiviteti zhvillohet edhe si homazh për shqiptarët që gjatë regjimit komunist tentuan të kalonin me not drejt Greqisë, në kërkim të lirisë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ 120 notarë nisen nga Ksamili drejt Korfuzit, maratona në kujtim

120 notarë nga Shqipëria, Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Holanda, Australia, Greqia dhe vende të tjera janë nisur këtë mëngjes nga Pema e Thatë në Ksamil drejt Korfuzit.

Përveç garës sportive dhe promovimit të turizmit mes dy brigjeve, aktiviteti zhvillohet edhe si homazh për shqiptarët që gjatë regjimit komunist tentuan të kalonin me not drejt Greqisë, në kërkim të lirisë.

Shumë prej tyre u kapën gjatë përpjekjes për t'u larguar nga Shqipëria, ndërsa të tjerë humbën jetën në det.

Maratona e sotme synon të mbajë gjallë kujtimin e tyre, duke e kthyer këtë itinerar detar nga Ksamili drejt Korfuzit në një simbol të lirisë dhe shpresës./Versus.al

Poll