
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit, Berisha foli për mediat, duke e cilësuar udhëtimin në SHBA si një eksperiencë me rëndësi të veçantë për të.
I pyetur se si do ta përmblidhte vizitën, kreu i PD-së zgjodhi vetëm një fjalë: “Ripërtëritje”.
“Po kthehemi nga një udhëtim që me siguri ju kërkoni nga unë ta vlerësoj. Ajo çka mund t’ju them është se ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time. Pra, ta quajmë ripërtëritje. Se aty jemi ne”, deklaroi Berisha.
Ai përshëndeti gjithashtu mbështetësit dhe qytetarët pas kthimit në Shqipëri./Versus.al

