LIVE UPDATES
Aktualitet

"Afati ka përfunduar"/ Kryetarët e gjykatave kërkojnë pagat: Vendimi i Kushtetueses duhet zbatuar

Në një qëndrim të publikuar ditën e sotme, kryetarët kërkojnë që pagat të zhbllokohen dhe të zbatohet vendimi nr. 15/2026 i Gjykatës Kushtetuese.

8 Shtator 2026, 19:03 Nga G.M
"Afati ka përfunduar"/ Kryetarët e gjykatave
Foto ilustruese

TIRANË- Kryetarët e Gjykatave të Republikës së Shqipërisë në një mbledhje të organizuar ditën e sotme kanë bërë një reagim publik në lidhje me situatën e krijuar nga vonesat në pagesat e gjyqtarëve dhe punonjësve të administratës gjyqësore. Në një qëndrim të publikuar ditën e sotme, kryetarët kërkojnë që pagat të zhbllokohen dhe të zbatohet vendimi nr. 15/2026 i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tyre, vonesat në pagesa për personat që vijojnë të kryejnë detyrën kanë sjellë shqetësim dhe tension brenda sistemit të drejtësisë. Kryetarët theksojnë se pagesa për punën e kryer është një detyrim dhe jo një favor dhe për këtë arsye, ata kërkojnë që pagat e administratës gjyqësore të procedohen sa më shpejt.

Në reagim nënvizohet gjithashtu se çështja nuk është vetëm financiare. Sipas reagimit, mosrespektimi i detyrimeve ndaj gjyqtarëve dhe administratës mund të ndikojë në pavarësinë e gjyqësorit, funksionimin e institucioneve dhe punën normale të gjykatave.

NJOFTIMI

Mbledhja e Kryetarëve të Gjykatave të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur më 8 shtator 2026, shqyrtoi situatën e krijuar nga mosprocedimi i pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore dhe pasojat që kjo gjendje po sjell për funksionimin normal të gjykatave.

Kryetarët e gjykatave kanë përgjegjësinë të garantojnë funksionimin normal të gjykatave dhe të mbrojnë kushtet institucionale, administrative e financiare, pa të cilat drejtësia nuk mund të ushtrohet normalisht. Kur gjyqtarët dhe administrata gjyqësore vazhdojnë të kryejnë detyrën, ndërsa pagat nuk procedohen, reagimi institucional nuk është zgjedhje, por përgjegjësi.

Për administratën gjyqësore situata është veçanërisht e pajustifikueshme. Punonjësit e saj nuk janë palë në debatin mbi formulën e pagës së magjistratëve. Ata kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë detyrën, ndërsa paga për punën e kryer nuk u është dhënë. Paga për punën e kryer nuk është favor. Është detyrim. Shqetësimi i krijuar në radhët e administratës gjyqësore është real dhe nuk mund të nënvlerësohet. Reagimet e shfaqura gjatë ditës së sotme janë një tregues i tensionit që ka prodhuar mospagimi.

Mbledhja e Kryetarëve mbështet kërkesën e ligjshme të punonjësve për marrjen e pagave që u takojnë, por kjo nuk duhet të kuptohet si legjitimim i formave të reagimit që cenojnë vijimësinë e funksionimit të gjykatave. Shqetësimi duhet dëgjuar, funksionimi i drejtësisë duhet garantuar dhe pagat duhet të procedohen pa vonesë.

Në debatin publik është pohuar se gjyqtarët ose organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor i kanë rritur pagat vetes. Ky pohim nuk pasqyron thelbin juridik të çështjes. Gjyqësori nuk po kërkon të caktojë vetë pagën e tij. Po kërkon respektimin dhe zbatimin e një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese që ka rikonfirmuar pagën që nga viti 2016.

Vendimi nr. 15, datë 17.02.2026, i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe i detyrueshëm. Vetë Gjykata Kushtetuese, në deklaratën e saj publike të datës 7 shtator 2026, ritheksoi se arsyetimi dhe dispozitivi i këtij vendimi përbëjnë qëndrimin e saj zyrtar, duhet të lexohen dhe zbatohen në tërësinë e tyre dhe se respektimi i vendimeve të saj është kërkesë e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues. Prandaj vendimi nr. 15/2026 nuk mund të lexohet në mënyrë të fragmentuar dhe as të zbatohet në mënyrë selektive.

Gjykata Kushtetuese i dha Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për miratimin e ndryshimeve ligjore dhe përcaktoi se efektet e shfuqizimit hyjnë në fuqi me ligjin e ri dhe, “në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026”. Ky afat ka përfunduar.

Nga data 1 gusht 2026 gjyqtarët kanë vazhduar të ushtrojnë funksionin e tyre. Detyrimi i shtetit për t’i paguar nuk mund të ketë përfunduar më 31 korrik dhe as mosveprimi i ligjvënësit nuk mund të shërbejë si arsye për rikthimin në një rregullim, efektet e shfuqizimit të të cilit Gjykata Kushtetuese i ka përcaktuar shprehimisht në kohë.

Vetë ekzekutivi ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të zbatohet. Atëherë ai duhet të zbatohet. Edhe për pagesat e prapambetura vendimi është i qartë. Paragrafi 110 përcakton se, nëse ndryshimet ligjore nuk bëheshin deri më 31 korrik 2026, llogaritja e tyre do të kryhej me formulën që i referohet funksionarit të administratës së lartë publike, sipas vendimit nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese. Afati përfundoi dhe ligji nuk u miratua.

Mbledhja e Kryetarëve vlerëson se për mënyrën dhe afatin e shlyerjes së pagesave të prapambetura mund të përcaktohet një “skemë e arsyeshme përshtatjeje”, por vetë detyrimi nuk mund të vihet në diskutim. Pagesat e prapambetura duhet të përllogariten dhe shlyerja e tyre duhet të fillojë.

Çështja, tashmë, nuk është vetëm financiare. Bllokimi i pagave të sistemit gjyqësor, i shoqëruar me qëndrime të kundërta për efektet e një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, prek drejtpërdrejt pavarësinë e gjyqësorit, integritetin institucional të tij, funksionimin normal të gjykatave dhe autoritetin e rendit kushtetues.

Paprekshmëria e pagës së gjyqtarit nuk është privilegj ekonomik. Ajo është një prej garancive të pavarësisë së gjyqësorit dhe, përmes saj, e së drejtës së qytetarit për një drejtësi të pavarur.

Në një shtet të së drejtës, asnjë institucion nuk mund të zgjedhë cilën pjesë të një vendimi kushtetues do të zbatojë dhe cilën do ta shtyjë. Respektimi i Kushtetutës, i kufijve ndërmjet pushteteve dhe i vendimeve përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese është detyrim dhe përgjegjësi e çdo institucioni shtetëror. Secili prej tyre duhet të ushtrojë kompetencat që i janë besuar për rivendosjen pa vonesë të ligjshmërisë dhe normalitetit kushtetues.

Mbledhja e Kryetarëve kërkon:

•procedimin e menjëhershëm të pagave të administratës gjyqësore, si dhe zhbllokimin dhe pagesën e pagave të gjyqtarëve në përputhje me efektet e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese;
•përllogaritjen dhe fillimin e shlyerjes së pagesave të prapambetura sipas paragrafit 110 të vendimit;
•respektimin nga çdo institucion të pavarësisë së gjyqësorit, integritetit të tij institucional dhe autoritetit detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Qëllimi ynë nuk është përplasja ndërmjet pushteteve. Është rivendosja e normalitetit kushtetues. Nuk kërkojmë privilegj. Kërkojmë respektimin e Kushtetutës, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të pavarësisë së gjyqësorit.

Mbledhja e Kryetarëve vlerësoi gjithashtu se, përballë seriozitetit të situatës së krijuar, duhet të thirret sa më parë Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë. Në një moment që prek të gjithë sistemin, gjyqësori duhet të dëgjojë zërin e çdo gjyqtari, të bashkojë qëndrimet e tij mbi parimet themelore që janë në diskutim dhe të flasë me një zë të vetëm në mbrojtje të pavarësisë së tij, integritetit institucional dhe rendit kushtetues.

Gjyqësori do të vazhdojë të përmbushë detyrën e tij. Institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë të tyren. Zgjidhja nuk mund të shtyhet më: ajo duhet të jetë e menjëhershme, ligjore dhe kushtetuese./Dosja.al

gjykata kushtetuta

Sondazh

Poll

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar

Rama për "Revolucionin e Flamingove": Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh

Rama shpërthen ndaj deklaratave të Berishës: Isha me grua! Krimi i mandatuar nga goja e shthurur

"Nuk kam rrahur por më kanë rrahur"/Rama:Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë,më lanë për të vdekur

Ismaili: Personi që ka nxjerrë këto përgjime, të gjejë guximin dhe të përballet me drejtësinë

"Makina që kryeministri përdor, është me qira"/ Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS

Ibrahimaj: Do të vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

"Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa"/ Ibrahimaj: 2 mijë kredi do jenë pa interes

Dosja "Sterilizimi"/ / Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO pas daljes nga arresti shtëpiak

Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallarin/ Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor

U shkarkua nga Rama, flet Lamallari:Po kthehem në shtëpinë time,është kënaqësi të jem në krahun tuaj

Lirimi nga detyra e ministrit të Brendshëm, reagon Rama: Do jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin: “Dorëheqje”

Aktivistja Arvina Lleshi tregon ngjarjen: Dua ta di se kush ma bëri atë denoncim