LIVE UPDATES
Politike

"Koncepti i tij do vijojë të klonohet"/ Ahmetaj: KAYO është mënyra sesi devijohen paratë e buxhetit të shtetit

Gjatë intervistës, Ahmetaj u pyet edhe për personat me shtetësi ukrainase apo ruse që janë përmendur në këtë çështje.

8 Shtator 2026, 19:07 Nga E.d
"Koncepti i tij do vijojë të klonohet"/ Ahmetaj: KAYO
Arben Ahmetaj

ZVICËR-  Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar ditën e sotme se   KAYO është mënyra sesi devijohen paratë e buxhetit të shtetit tek klientë të kreut të organizatës, në rastin konkret Roni. Gjatë një intervistë telefonike për emisionin "Task Force", Ahmetaj tha se koncepti KAYO do vijojë të klonohet, sepse kreu i organizatës e ka zakon.

Gjatë intervistës, Ahmetaj u pyet edhe për personat me shtetësi ukrainase apo ruse që janë përmendur në këtë çështje. Në lidhje me këtë, ai tha se nuk i njeh dhe se nuk ka informacion të detajuar mbi profilet e tyre. Sipas tij, verifikimi i tyre është detyrë e gazetarëve investigativë.

Pjesë nga intervista

Arben Ahmetaj: Do t'i përmend të gjitha. Në formën e Delvina Gas, pra të grabitjes me dhunë të një prone nën koncesion, është e njëjta, gati-gati e njëjta skemë tek Bankers-i dhe sot te Aeroporti i Vlorës.

Sonila Meço: Përfshirë dhe Aeroportin e Vlorës.

Arben Ahmetaj: Po, po, po, po. Teci i Vlorës.

Sonila Meço: Se në Vlorë qendërzohen disa aktivitete, pra është Teci i Vlorës...

Arben Ahmetaj: E do ta përmend edhe Tecin e Vlorës sepse e përmendin drejtpërsëdrejti. Pra këta kanë ngritur fillimisht një sistem sulmues ku në emër, të një pseudo kauze, këta grabisin prona publike nga ata që i kanë, që i përdorin ose që i ndërtojnë pa pasur asnjë frikë për pasojat juridiko-financiare ndaj buxhetit të shtetit se nuk u shkon në mendje fare ajo lloj dhimbje. Dhe më pas pastaj dalin lloj-lloj personazhesh të cilët veprojnë në konceptin KAYO, që është klonuar dhe do të vijojë të klonohet, e theksoj do të vijojë të klonohet sepse kreu i organizatës e ka zakon.

Mbi një gjë të madhe që themi ne nga jugu, kërkon ta lajë me një gjë më të madhe sipër, që të s'dua ta përdor atë fjalën.

Dhe do të eci me atë konceptin e dinajit, të refuzimit, sepse praktikisht fatkeqësisht sot grupi parlamentar i Partisë Socialiste është i gjithi në rresht. Edhe ata deputetë të cilët e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë kjo, çfarë është koncepti KAYO apo elementë të tjerë, kanë vendosur të mos flasin, është punë e tyre. Mua më vjen shumë keq, është e trishtë, por gjithsesi. Pra, koncepti KAYO është mënyra sesi devijojnë paratë e buxhetit të shtetit tek klientë të kreut të organizatës. Për shembull në rastin konkret klienti është Roni, por më pas mund të kesh klientë të tjerë, qoftë këta qytetarë ukrainas, nuk e di se çfarë qytetarësh janë...

Sonila Meço:  Se këtu doja Zoti Ahmetaj... Po. Është shumë e qartë sepse edhe ju keni qenë shterues në shpjegimet tuaja tek Çim Peka Live lidhur me skemën se si funksionon. Kam disa pyetje në fakt lidhur... këta dyshtetëtas ukrainas, rusë... kush janë?

Arben Ahmetaj: Nuk i njoh me thënë të sinqertë, nuk i njoh profilet e tyre thellësisht, dhe kjo nuk është detyra ime.

Sonila Meço: Sigurisht, sigurisht.

Arben Ahmetaj: Është detyra e gazetarëve investigativë, unë nuk e di çfarë përfaqësojnë./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar

Rama për "Revolucionin e Flamingove": Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh

Rama shpërthen ndaj deklaratave të Berishës: Isha me grua! Krimi i mandatuar nga goja e shthurur

"Nuk kam rrahur por më kanë rrahur"/Rama:Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë,më lanë për të vdekur

Ismaili: Personi që ka nxjerrë këto përgjime, të gjejë guximin dhe të përballet me drejtësinë

"Makina që kryeministri përdor, është me qira"/ Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS

Ibrahimaj: Do të vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

"Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa"/ Ibrahimaj: 2 mijë kredi do jenë pa interes

Dosja "Sterilizimi"/ / Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO pas daljes nga arresti shtëpiak

Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallarin/ Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor

U shkarkua nga Rama, flet Lamallari:Po kthehem në shtëpinë time,është kënaqësi të jem në krahun tuaj

Lirimi nga detyra e ministrit të Brendshëm, reagon Rama: Do jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin: “Dorëheqje”

Aktivistja Arvina Lleshi tregon ngjarjen: Dua ta di se kush ma bëri atë denoncim