Pas 2 orësh bllokim i rrugës ‘'George W Bush” ku protestuesit qëndruan për të mos lejuar kalimin e makinave të deputetëve, ka nisur lëvizja e qytetarëve dhe rikthimi i qarkullimit të trafikut.
Policia ndërhyu madje dhe dhunshëm duke arrestuar disa prej protestuesve mes tyre dhe Adriatik Lapajn që refuzoi ti bindej urdhrit për të mos lëvizur nga rruga.
Tashmë protestuesit kanë marshuar përgjatë Pedonales duke vijuar më pas drejt Bulevardit të Madh "Dëshmorët e Kombit".
‘’Kriminela, turp, turp! Vdekje tradhtarëve! Shqipëria e Shqiptarëve!” dëgjohen duke thënë njëzëri qytetarët e pranishëm në protestë./Versus.al

