web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arben Ahmetaj ndan detaje të reja/ Ja çfarë përmban audio-përgjimi për Ramën dhe Nufin

8 Shtator 2026, 18:50, Aktualitet CNA

Arben Ahmetaj ndan detaje të reja/ Ja çfarë përmban

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka ndarë sot detaje të reja lidhur me audio-përgjimin e bujshëm që njoftoi një ditë më parë gjatë një interviste televizive. 

Në një komunikim telefonik me “Syri TV”, Ahmetaj u shpreh se materiali nxjerr në dritë një strukturë kriminale, në të cilin diskutohet për një koncesion në jug të Shqipërisë, më pas del përfshirja e një të njohuri të kryeministrit Rama, ndërsa përmendet edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

“Që shqiptarët ta kenë të qartë, një herë, dy herë, 10 herë, 20 herë se çfarë janë këto audiopërgjime dhe se si rrezaton kjo lloj strukture kriminale në të gjithë sektorët kyç dhe në gjakun e buxhetit të shtetit që në finale është gjaku i shqiptarëve. Po ta vini re te raundi i parë dhe raundi i dytë... unë po i bashkoj për një sekondë për ta sqaruar...

Bëhet fjalë për një koncesion, për grabitjen e një koncesionit në jug të Shqipërisë që është Delvina Gas.

Dhe siç e shikoni, unë po ju lexoj mot-a-mot çfarë thotë Roni Yefet.

Siç thamë dje, ne do të jemi 80%... qeveria do të ketë 10 ose 20%. Pra ky merr përsipër e përcakton ndarje aksionesh, praktikisht ky bën si pronar sikur kreu i organizatës është administratori dhe ky është pronari i Shqipërisë. Dhe thotë Igor do të jetë 80 ose 90 sido që ta vendosim. Dhe më pas thotë do të kemi një marrëveshje me vete, por unë nuk mund të jem në të formalisht. Ndoshta më vonë situata ndryshon. Dhe fillojnë e flasin pasi të kalojë në Këshillin e Ministrave, të hënën, të hënën, të martën në Këshillin e Ministrave e të tjera e të tjera... ne do të jemi në kontakt me Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, që praktikisht është ministri aktual i Mbrojtjes.

Dhe më pas Roni thotë emri i tij është Ermal Nufi, zëvendëssekretari i përgjithshëm. Zoti Ermal Nufi do të mbajë kontaktet, nuk e di kush është përfaqësuesi, ai do të mbajë kontaktet me ju që të realizojmë gjithçka. koncepti KAYO si mekanizëm që do të përdoret dhe do të shpërndahet më pas në të gjithë po themi ne sektorët. Se këtu po flasim për Delvina Gas, kemi Bankers Petroleum, kemi shëndetësinë, pak më vonë e kështu me radhë”,-tha Ahmetaj./CNA 





Lajmet e fundit nga