BOTA /

Nderuan kriminelin e luftës Ratko Mlladiç, Komisioni Evropian paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë

Zëdhënësi i Komisionit për zgjerimin, Guillaume Mercier, tha se zhvillimet e fundit politike në Serbi do të merren parasysh nga vendet anëtare gjatë diskutimeve për hapjen e Grupit 3 të negociatave.

Shkruar nga Versus

Nderuan kriminelin e luftës Ratko Mlladiç, Komisioni Evropian

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Serbinë se varrosja me nderime shtetërore e Ratko Mlladiçit mund të ndikojë në vijimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Zëdhënësi i Komisionit për zgjerimin, Guillaume Mercier, tha se zhvillimet e fundit politike në Serbi do të merren parasysh nga vendet anëtare gjatë diskutimeve për hapjen e Grupit 3 të negociatave.

Serbia nuk ka hapur kapitull të ri negociatash që prej dhjetorit 2021. Procesi është bllokuar kryesisht për shkak të mosreshtimit të Beogradit me politikën e jashtme të BE-së dhe mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa shqetësime të tjera lidhen me sundimin e ligjit.

Varrimi i Mlladiçit ka shtuar tensionet. Ish-komandanti serb i Bosnjës, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, u varros në Beograd me nderime shtetërore dhe ushtarake.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e cilësuan praninë e zyrtarëve serbë në ceremoninë e varrimit “thellësisht dëshpëruese”.

Sipas tyre, kjo tregon mungesën e përballjes me të kaluarën dhe bie ndesh me vlerat mbi të cilat bazohet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Poll