Sekreti pas preferencës së presidentit amerikan Donald Trump për zinxhirët e ushqimit të shpejtë duket se nuk lidhet vetëm me shijen.
Sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., ka deklaruar se Trump zgjedh shpesh restorante të mëdha si McDonald’s, veçanërisht gjatë udhëtimeve, për shkak të frikës nga helmimi ushqimor.
Kennedy ka treguar se gjatë udhëtimeve në avionin presidencial ka shpesh sasi të mëdha ushqimi nga McDonald’s. Sipas tij, Trump u beson më shumë zinxhirëve të mëdhenj të restoranteve, pasi shqetësohet se mund të helmohet nëse konsumon ushqim në restorante lokale.
Megjithatë, sipas Kennedy-t, dieta e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe në Mar-a-Lago është ndryshe. Aty ai konsumon ushqime të freskëta, një pjesë e madhe e të cilave sigurohet nga burime lokale.
Kennedy kishte folur edhe më herët për këtë preferencë të Trumpit, duke thënë se frika nga helmimi ushqimor gjatë udhëtimeve është një nga arsyet kryesore pse presidenti amerikan zgjedh zinxhirët e mëdhenj të fast food-it./Versus.al

