BOTA /

Do të investonte në Shqipëri zbardhen detaje të reja nga zhdukja e 50-vjeçares kineze në Greqi

Një prej zhvillimeve më të fundit në hetim është gjetja e pasaportës së saj të copëtuar në 22 pjesë në zonën e Atiko Alsos, në Galatsi.

Shkruar nga Versus
Do të investonte në Shqipëri zbardhen detaje të reja nga
Viktima Yu Ting

Një mister i fortë ka përfshirë zhdukjen e një 50-vjeçareje kineze në Greqi,  Yu Ting, e cila rezulton e zhdukur prej muajit maj në zonën e Artemidës.

Një prej zhvillimeve më të fundit në hetim është gjetja e pasaportës së saj të copëtuar në 22 pjesë në zonën e Atiko Alsos, në Galatsi. Zbulimi ka ngritur pikëpyetje të reja për fatin e gruas dhe rrethanat e zhdukjes së saj.

Sipas raportimeve të mediave greke, Jiu Ting merrej me ndërmjetësim pronash dhe kishte shfaqur interes për të investuar në Shqipëri. Para zhdukjes, ajo kishte marrë dokumentacionin e nevojshëm për të udhëtuar drejt Shqipërisë, ku dyshohet se do të shihte një truall për një investim të mundshëm.

Familjarët kanë deklaruar se gruaja kishte planifikuar udhëtimin dhe se kishte komunikuar me persona me të cilët do të kryente vizitën e pronës.

Megjithatë, gjurmët e saj humbën në Greqi dhe prej muajsh autoritetet po përpiqen të zbardhin se çfarë ka ndodhur me të.

Gjetja e pasaportës së prerë në 22 pjesë konsiderohet një element i rëndësishëm i hetimit, ndërsa policia po verifikon se kush e ka copëtuar dhe hedhur dokumentin, si dhe nëse ky veprim lidhet drejtpërdrejt me zhdukjen e 50-vjeçares.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu kontaktet e saj, lëvizjet para zhdukjes dhe personat me të cilët kishte komunikuar për çështjet e pronave dhe udhëtimin drejt Shqipërisë.

Deri tani, fati i Jiu Ting mbetet i paqartë, ndërsa gjetja e pasaportës ka shtuar edhe më shumë misterin rreth kësaj zhdukjeje./Versus.al

Tags:

jiu ting

Poll