AKTUALITET /

Plagosje me armë zjarri në Krumë, policia zbardh ngjarjen

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç”.

Shkruar nga Versus

Plagosje me armë zjarri në Krumë, policia zbardh ngjarjen

Një 29-vjeçar u plagos me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në qytetin e Krumës.

Policia e Kukësit njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Poll