
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Fushës në Laprakë, në Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit janë identifikuar si Bledar Dauti, 39 vjeç, dhe Dashamir Tahiri, 35 vjeç. Të dy kanë marrë plagë në këmbë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake, dy personat njihen me njëri-tjetrin dhe banojnë në të njëjtën lagje.
Ata pritet të merren në pyetje nga hetuesit për të hedhur dritë mbi dinamikën dhe motivin e ngjarjes.
Ndërkohë, policia ka gjetur mjetin e dyshuar të autorëve të braktisur, vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi të shtënat.
Grupi hetimor po këqyr kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e autorit ose autorëve të përfshirë në ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rreth 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
/Versus.al

