Plarent Ndreca dhe revolucioni i madh i Abetares
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...

Është bërë një muaj qëkurse seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre më 8 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, nuk e propozoi një kandidat për kryetar por kërkoi kohë shtesë deri në arritjen e një marrëveshjeje politike për presidentin.
Kërkesë kjo që i ishte pranuar edhe në nisje të seancës konstituive më 6 gusht.
Kurti atëherë kishte deklaruar se “konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë drejt një shpërndarjeje të Kuvendit dhe përsëri zgjedhjeve të parakohshme, të paarsyeshme e të panevojshme”.
Një vazhdim i radhës i seancës konstituive është caktuar për të mërkurën më 9 shtator, nga kryesuesi Avni Dehari.
Marrëveshja politike për presidentin, e cila ishte parakusht për Kurtin që të vazhdohej me seancën konstituive, u arrit më 31 gusht midis LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Megjithëse votat për Bekim Sejdiun, kandidatin për të cilin u pajtuan të dy partitë, nuk janë tashmë të sigurta, mbetet e paqartë nëse veç dakordimi për emrin e tij do të mjaftojë që deputetët ta mbyllin të mërkurën konstituimin apo do të kërkohet sërish kohë shtesë.
“Nesër e kanë thirrur seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, ishte përgjigja e Kurtit të martën kur u pyet nga gazetarët se a do të propozojnë kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Megjithëse e konsideruan jashtë aftit kushtetues, dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe LDK-ja kanë deklaruar se do të marrin pjesë në seancën e 9 shtatorit.
Kreyetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi të hënën se Kosova duhet të ketë Kuvend të konstituuar, ndërsa tregoi se deputetja, Vlora Çitaku, do të jetë kandidate për nënkryetare të dytë të Kuvendit.
“Ne nuk kemi përgjegjësi pse deri tash nuk është konstituuar Kuvendi. Ne çdo 48 orë kemi qenë në Kuvend”, tha Hamza.
Pjesëmarrjen e LDK-së në seancë e konfirmoi para mediave të hënën deputetja e kësaj partie Jehona Lushaku.
“Vendosëm si grup që të marrim pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj", tha ajo.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se partia ka vendosur që deputetët e saj të mos marrin pjesë në këtë seancë.
"Aleanca ka qenë e gatshme me marrë pjesë në seancë sikur ajo të thirrej deri të shtunën, kur edhe ka skaduar tridhjetë ditëshi i dytë. Kur e kemi kuptuar që nuk është thirrur as të shtunën, ne mendojmë që duhet t'i japim mesazh, duhet të tregojmë që nuk pranojmë të fyhet kështu Kuvendi”, tha Gjini.
Sipas një aktgjykimi të vitit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve.
Ky afat përfundoi më 7 gusht 2026.
Në një përplasje midis deputetëve të opozitës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje më 12 gusht kur Kuvendi priste vizitorë nga diaspora, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, kishte argumentuar se kishin kohë 30 ditë për ta konstituuar Kuvendin nga dita kur ishte thirrur seanca konstituive më 6 gusht.
“Është 6 shtator”, kishte deklaruar Gërvalla sa i përket ditës së fundit të këtij afati, i cili tashmë është tejkaluar.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se konstituimi i Kuvendit është një obligim kushtetues që nuk duhet të anashkalohet, pavarësisht shklejes së afateve kushtetuese.
“Konstatimi i kësaj shkeljeje nuk nënkupton se shkelja duhet të vazhdojë. Përkundrazi. Fakti se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit kushtetues nuk mund të shërbejë si argument që Kuvendi të mos konstituohet as pas kalimit të këtij afati”, thuhet në reagimin e IKD-së.
Sipas tyre përfundimi i afatit nuk mund të nënkuptojë përfundimin e detyrimit për t'i bërë institucionet funksionale.
“Shkelja që ka ndodhur duhet të konstatohet dhe të mos relativizohet, por ajo nuk mund të përdoret për të prodhuar një bllokadë të re dhe potencialisht të pakufishme”.
Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve.
Pas kësaj i hapet rrugë mabjtjes së seancave për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit të ri të Kosovës.
Për formimin e Qeverisë së re nga LVV kanë deklaruar se nuk u mungojnë 61 votat e nevojshme, por për çështjen e presidentit votat ende nuk janë të sigurta.
Gjashtë nga 18 deputetët e LDK-së kundërshtuan marrëveshjen që partia e tyre e arriti në fundin e gushtit me LVV-në, që Bekim Sejdiu të kandidohet për president.
Sipas rregullit kushtetues, në dy rundet e para presidenti zgjidhet me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, pra 80 vota nga 120 deputetë.
Nëse nuk arrihet kjo shumicë, kalohet në rundin e tretë, ku presidenti zgjidhet me një shumicë të thjeshtë prej 61 votash, por nevojitet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë që ky votim të jetë i vlefshëm.
Partia fituese e zgjedhjeve, LVV-ja, ka 53 deputetë, dhe llogarit edhe në votën e 10 deputetëve nga komunitetet pakicë.
Kurse, partia e tretë, LDK-ja, ka 18 deputetë, gjashtë prej të cilëve janë deklaruar kundër kandidaturës së Sejdiut.
Kjo nënkupton se marrëveshja për presidentin tani për tani gëzon mbështetjen e 74 deputetëve.
Ndërkaq, PDK-ja e cila ka 22 deputetë, nuk ka ofruar mbështetje për këtë kandidat, ashtu sikurse Aleanca, e cila ka kushtëzuar votën tetë deputetëve të saj.
Mirëpo kreu i LVV-së tha më 8 shtator se do të vazhdojnë edhe më tutje takimet dhe bisedimet për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, për të parandaluar shkuarjen në zgjedhje./rel
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sanksione mbi vendbanimet...
Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia ...
Bonje e Hercegovina i ka urdhëruar dy diplomatë serbë të l...
Tarifat hakmarrëse të Kanadasë për një gamë të gjerë mallr...
Senatori amerikan i Vermontit, Bernie Sanders u ka dërguar...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ...
Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me një vit burg ...
Një seri shpërthimesh kanë tronditur Kievin në orët e para...
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të bll...
Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës po përkeqësohen gjith...
Kryeministri britanik Andy Burnham foli sot në telefon me ...
Kina ka zhvilluar tashmë skenarë për përdorimin e humanoid...
Autoritetet ligjzbatuese kanë thënë të hënën se një grua ë...
Franca pritet të shënojë një nga vitet e saj më të këqija ...
Rusia dhe Koreja e Veriut kanë hapur urën e parë rrugore p...
Duka dhe Dukesha e Sussex nuk do të punojnë me anëtarët e ...
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i ka dërguar presiden...
Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konak...
Të paktën 11 persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë ...
Sulmet ajrore izraelite në një fshat në Libanin jugor kanë...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...