Plarent Ndreca dhe revolucioni i madh i Abetares
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...

“Rrjeti”, dmth njerëzit, reaguan sot masivisht lidhur me audio-regjistrimin që bëri publik i penduari i “çetës” Arben Ahmetaj. Media nuk u mor me këtë temë, se kishte ca punë të tjera…
Sipas audio-regjistrimit, Ron Yeffet, një biznesmen izraelito-amerikano-shqiptar, mbi të gjitha mik i ngushtë i kryeministrit shqiptar, diskutonte për biznes me disa ukrainas “për t’u shitur armë të blera diku në Afrikë, dhe të paketuara në Shqipëri”- siç shpjegoi edhe Ahmetaj.
Roni(shkurt), drejton komponentin privat në kompaninë 20% shtetërore që i shet ushtrisë shqiptare mjete e paisje në menyrë ekskluzive.
Opozita akuzoi për kontrabandë armësh që bëhet vetë nga qeveria shqiptare, përmes Ronit.
Por këtu nuk ka ndonjë të re.
A nuk ishte kryeministri i Shqipërisë ai që, kur prezantoi makinat MAN dhe Toyota të “prodhuara” në ish-metalurgjinë e Elbasanit, si krenarinë e ushtrisë shqiptare, tha se pas makinave ushtarake, zjarrfikëseve etj, do të shikonim edhe prodhimin e armëve, municioneve, raketave etj.?
Ja, erdhi dita.
I marrim armët në Afrikë, i ripaketojmë dhe i shesim në Ukrainë! Të paktën kështu tregon audio-përgjimi i publikuar nga Ahmetaj.
Përvojën në këtë drejtim e kemi!
A nuk bënte të njëjtën gjë një tjetër amerikan me origjinë hebraike, Efraim Diveroli, dhe ortaku shqiptar Kosta Trebicka (i ndjerë), në vitet 2007–2008, që merrnin municionet kineze në depot e Poliçanit, u hiqnin ambalazhin kinez, u vendosnin ambalazh “fake” amerikan dhe ia shisnin ushtrisë amerikane në Afganistan?
Këta tani, do të merrnin apo po marrin armët kineze e ruse që furnizojnë vendet afrikane ne luftë, për t’ia shitur ushtrisë së Ukrainës, një aleate e NATO-s, kundër rusëve anti-NATO?
Ndryshimi është se në vitin 2007 mashtrimi bëhej me dijeninë e qeverisë shqiptare. Tani, sipas këtij audio-regjistrimi, bëhet nga vetë qeveria.
Por e dini cili është lajmi i vërtetë?
Jo kontrabanda e pretenduar.
Lajmi është se tregtarët ukrainas i thonë bashkëbiseduesit: “Në qeverinë ukrainase, blerja e makinave dhe pajisjeve ushtarake nuk mund të kalojë pa garë.”
Pra, në Ukrainë, që është në luftë prej vitesh, blerja e armëve, makinave dhe pajisjeve ushtarake bëhet me tender.
Pastaj korrupsioni është tjetër gjë, se ku shkon tenderi. Por tenderin e kanë në procedurë, ama.
Ne e kemi hequr.
Ushtria shqiptare i bleu 40 automjete pa garë. Pa trapsparencë. Sa i kushtuan? S’e dimë. Thjeshtë u tha se janë “prodhim shqiptar” dhe duhet të jemi krenarë.
P.S: Jemi në pritje të episodit 7 të serialit “Rrëfimet e Ahmetajt”
Krimet që u kryen nga xhelatët stalinistë me emrin shqipta...
Zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale ësh...
Po Abedini ku ushqehet? ..... Se burri gjori dhëntë zoti ...
Më 11 shtator është ditëlindja ime. Mbush një vit si minis...
Thuhet se perandori romak Kaligula kishte një kalë të quaj...
IDIOTËSIA NUK KA NEVOJË TË JUSTIFIKOHET Fakti është më sh...
Një apartament i ri, një llogari bankare që rritet, një kr...
Dua të ndaj me ju një hall të madh. Por fillimisht po ju t...
Video që ajo kishte përgatitur për t'i dhënë ndihmën e fun...
Një leksion të gjatë etike mbajti sot Edi Rama, ku zbuloi ...
Nga fillimi i vitit 2005 po pija kafe me Mero Bazen. Vit e...
Sikurse shumë prej revolucioneve të Europës Lindore, prote...
Thuhet se Nermudi ishte mbret i madh. Kishte ushtri, palla...
Pas 95 ditëve protestë para Kryeministrisë, mbrëmë policia...
Humbja e dy jetëve, një gruaje të re në pritje për t’u bër...
Pse udhëtimi i Berishës në Shtetet e Bashkuara mbart një p...
Kryetari i PD-së, Dr. Sali Berisha, do të udhëtojë drejt S...
Duke kremtuar sot 98-vjetorin e shpalljes së Mbretërisë Sh...
- Demokracia jonë më ngjan me atë historinë me hoxhë efend...
Prej disa ditësh po mendoj se Ergys Agasi nuk është vetëm ...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...