web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asnjë minutë në tri ndeshjet e para, çfarë po ndodh me Pulisic

8 Shtator 2026, 15:23, Sport CNA

Asnjë minutë në tri ndeshjet e para, çfarë po ndodh

Christian Pulisic nuk ka luajtur asnjë minutë në tri ndeshjet e para të kampionatit me Milanin, ndërsa po stërvitet me skuadrën që prej 21 gushtit.

Amerikani po rikuperohet nga një problem fizik që lidhet me një edemë kockore dhe një mikrofrakturë në këmbën e djathtë. Gjatë vitit të fundit, Pulisic është përballur edhe me ndrydhje në kavilje, dëmtim në bicepsin femoral.

Pas ndeshjes me Juventusin, Ruben Amorim shpjegoi se lojtari po menaxhohet pas dëmtimit dhe aktualisht nuk është në gjendje të luajë. Stafi teknik dhe ai mjekësor kanë zgjedhur të mos rrezikojnë një rikthim të parakohshëm, me objektiv rikthimin gradual gjatë muajit tetor. Në aspektin taktik, Amorim po e mendon Pulisic si sulmues në krahun e majtë.

Në këtë rol po aktivizohet Alphadjo Cisse, i cili ka shënuar dy gola në tri ndeshje dhe po mbulon këtë pozicion. Milani synon rikuperimin e plotë të Pulisic dhe kthimin e tij në fushë vetëm kur të jetë në gjendje optimale fizike.





Lajmet e fundit nga