web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Audio-përgjimi i Ahmetajt/ Klodiana Lala: Rama i “plagosur”, përfshihen edhe zyrtarë të tjerë

8 Shtator 2026, 16:54, Aktualitet CNA

Audio-përgjimi i Ahmetajt/ Klodiana Lala: Rama i “plagosur”,

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje lidhur me audio-përgjimin që zotëron ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj e që implikon kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë.

Lala zbuloi në një dalje televizive se nuk bëhet fjalë thjesht për episode përgjimesh, por për orë të tjera audio-përgjimesh, ndërsa theksoi se mund të lidhet edhe me afera të tjera.

Sipas gazetares, këto përgjime janë një goditje shumë më e rëndë për Ramën sesa protestat 100 ditore të qytetarëve.

“Nuk bëhet fjalë për tre episode audio përgjimi, por për orë të tjerë përgjimi  ku mund të ketë edhe zyrtarë të tjerë apo edhe afera të tjera. Këto audio-përgjime e kanë plagosur rëndë Ramën, madje dhe më shumë se protesta që sot është e 101-ta në radhë. Duhet të nisë një hetim mbi të dhënat publike”,-tha Lala./CNA





Lajmet e fundit nga