Aktualitet

E godet korrenti, humb jetën punonjësi i bashkisë…

Një punonjës i Bashkisë Tropojë ka humbur jetën, ndërsa tre kolegë të tij kanë mbetur të plagosur pasi ranë në kontakt me linjën e tensionit të mesëm gjatë punimeve për vendosjen e ndriçimit rrugor. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Bujanit, në rrugën Bajram Curri-Bujan

Tre të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.