Plarent Ndreca dhe revolucioni i madh i Abetares
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...

Lamine Yamal ka konfirmuar se po kalon periudhën më të mirë të jetës së tij përpara përballjes së Barcelonës kundër Feyenoord në Champions League.
Ylli spanjoll theksoi se synimi kryesor i skuadrës mbetet triumfi në turneun më të rëndësishëm europian. Ai u shpreh i lumtur dhe i vlerësuar për rolin e kapitenit që i është besuar te Barça në moshën 19-vjeçare. Sa i përket garës për "Topin e Artë", Yamal deklaroi se ka shanse të mëdha pas një viti të jashtëzakonshëm me klubin dhe kombëtaren.
Sulmuesi anësor tha se nuk ka ndërmend të bëjë fushatë publike për veten siç po bën Kylian Mbappé. Ai u përgjigj edhe ndaj deklaratave të Ousmane Dembélé duke kujtuar se e ka mposhtur sa herë është përballur me të.
Fitimi i Champions League – “Është objektivi i madh, nuk ka motivim më të madh. Jemi të gjithë të motivuar. E kemi në mendje. Është turneu më special. Këtë vit mund të jetë ndryshe, me lojtarët që kanë ardhur, Gordon, Rodri, Adeyemi, João…”
Kapiten – “Është krenari të jem kapiten i Barçës në moshën 19-vjeçare. U jam mirënjohës shokëve të skuadrës që më zgjodhën. Jam 19 vjeç, por dua të jem në lartësinë e detyrës. Jam i lumtur. Kjo më bën të ndihem përgjegjës. Do të jap më të mirën për ekipin”.
“Topi i Artë” – “Nuk varet nga unë, varet nga ju. Puna me Barcelonën dhe kombëtaren ka qenë e jashtëzakonshme. Kam shanse, kam bërë një vit të madh, por do ta shohim”.
Fushata e Mbappé – “Nuk mendoj se kam nevojë të bëj fushatë. Secili mund të mendojë çfarë të dojë. Jam krenar për atë që kam bërë dhe nuk mund të kërkoj më shumë. Është puna juaj, unë nuk do të lutem për asgjë”.
Presioni pas humbjes së topit – “Në ekipet që fitojnë tituj, si PSG-ja, të gjithë bëjnë presion. Duhet të vraposh, kushdo qofsh. Nëse nuk vrapon, humbet”.
Sfidat – “Në aspektin kolektiv, titujt dhe Champions League. Në aspektin individual, të përmirësohem. Jam i ri. Ky është objektivi im”.
Pamja e mërzitur – “Varet nga dita. Ditën tjetër isha i lodhur, ishte vapë…, 40 gradë”.
Kapitenët – “Rapha është një kapiten i jashtëzakonshëm, po ashtu Eric, Pedri… Mësoj prej tyre të kërkoj gjithmonë më të mirën për ekipin”.
Fermín dhe Olmo – “Janë lojtarë të mëdhenj, me të cilët ndihem mirë dhe shkoj shumë mirë, edhe pse janë të ndryshëm”.
Real Madridi – “Nëse kanë dy vite pa fituar, është problemi i tyre. Ne jemi të kënaqur me arbitrimin. Kjo është një pyetje për ta. Unë i shoh të kënaqur”.
Dembélé nuk e konsideron kandidat për “Topin e Artë” – “Është mik i Kylian…, nuk më intereson. Jam shumë i lumtur me vitin që kam bërë. Kur jam përballur me të dy, kam fituar. Shkoj shumë mirë me Ousmane. Të gjithë e kanë parë vitin tim, nëse ai nuk e ka parë…”
Në stol – “Nuk më frikëson, ka lojtarë të mëdhenj. Jam i përgatitur të jem zëvendësues. Nuk kam frikë”.
Rritja – “Mendoj se kur rritesh, nuk e kupton. Jam një ‘fëmijë’ dhe po rritem, por nuk jam dy metra i gjatë. Jam më i shkurtër se Cubarsí apo Bernal. Jam si gjithë të tjerët”.
Menaxhimi personal – “Jam në një dhomë zhveshjeje me njerëz që kanë bërë më shumë se unë. Pastaj jam me familjen time, e cila më mban me këmbë në tokë”.
Neom ka bërë surprizën e madhe në Saudi Pro League duke mp...
Christian Pulisic nuk ka luajtur asnjë minutë në tri ndesh...
Karim Benzema ndërpreu kontratën me Al Hilal më 31 gusht, ...
Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për Kampionatin Europian...
Kategoria e Parë ngriti siparin e edicionit të ri fundjavë...
Mbrëmjen e së martës zhvillohen 6 ndeshjet e para të raund...
Egnatia e ka nisur sezonin e ri në Kategorinë Superiore me...
Java e katërt e Superiores sjell derbin e parë të kryeqyte...
Një ndryshim në mënyrën e arbitrimit po vihet re në starti...
Jose Mourinho rikthehet të përballet me Interin, 16 vjet p...
Interi ka vendosur që Lautaro dhe Thuram të nisin nga minu...
Përgatitjet për Kampionatin Europian U21, që do të zhvillo...
Milani barazoi me Juventusin dhe shënoi në “Allianz Stadiu...
Fiorentina ka shkarkuar Fabio Grosso pas vetëm 3 javësh ka...
Një tjetër javë pozitive për futbollistët shqiptarë që akt...
Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin dhe tr...
Juventusi dhe Milani barazuan 1-1 në "Allianz Stadium" në ...
Dinamo mposhti Elbasanin me rezultatin 2-1 në “Elbasan Are...
Arsenali ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Premier...
Barcelona dhuroi spektakël në javën e katërt të La Ligës d...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...