web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Senatori amerikan plas “bombën”: Ndaloni zhvillimin e Inteligjencës Artificiale për të shmangur një katastrofë

8 Shtator 2026, 14:34, Kosova & Bota CNA

Senatori amerikan plas “bombën”: Ndaloni zhvillimin e

Senatori amerikan i Vermontit, Bernie Sanders u ka dërguar një letër tre liderëve të industrisë së Inteligjencës Artificiale Sam Altman, Dario Amodei dhe Mark Zuckerberg.

Sipas senatorit amerikan, Sanders kompanitë e këtyre tre liderëve po humbin kontrollin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Sanders u ka bërë thirrje që të ndalojnë së ndërtuari makineri që njerëzit nuk mund t’i kontrollojnë.

Ai iu është drejtuar në letrën e tij duke paralajmëruar: “Në interes të njerëzimit, qëndroni pas fjalëve tuaja, ndaloni zhvillimin e Inteligjencës Artificiale. Nuk është vonë për të shmangur një katastrofë”.

Ai i ka paralajmëruar se nëse ata nuk do të ndërmarrin një veprim tani, senatori së bashku me kolegët e tioj do të veprojnë.

“Në interes të njerëzimit, qëndroni pas fjalëve tuaja, ndaloni zhvillimin e IA. Nuk është vonë për të shmangur një katastrofë.

Faleminderit që u bashkuat me mua, dua të ndaj me ju një letër që sapo ua kam dërguar tre lidërve të mëdhenj të industrisë së Inteligjencës Artificiale.

Ja çfarë thuhet në letër

I nderuar zoti Altman zoti Amodei, dhe zoti Zuckerberg

Thuajse çdo ditë është një histori e re se si kompanitë tuaja po humbin kontrollin e teknologjisë së Inteligjencës Artificale që ju po zhvilloni me një rezultat potencialisht kataklizmatik.

Këtë javë mësuam në mënyrë të frikshme se AI është përdorur për herë të parë për të krijuar viruse të reja.

Siç e dini, ky lloj zhvillimi në duart e gabuara mund të çojë në armë biologjike të reja që rezultojnë në vdekjen e dhjetëra milionë njerëzve.

Muajin e kaluar bota zbuloi se OpenAI ka humbur kontrollin e një modeli AI.

Rezultati?

Modeli u hakua nga kompjuterë të një kompanie tjetër, një shkelje e qartë e ligjit federal.

Pas një rishikimi të kontrollit të brendshëm, Anthropic dhe Meta raportuan modelet e tyre dhe në mënyrë të ngjashme shpëtuan nga kontrolli i tyre.

Një nga kompanitë e targetuara e quajtur “AI hack”, “një ngjarje e paprecedentë” që meriton një përgjigje të paprecedentë.

Yoshua Bengio, një nga shkencëtarët më të cituar në botë tha se këto incidente duhet të shërbejnë një thirrje zgjimi.

Unë jam dakord, ashtu sic edhe shkencëtarët e kompanive që ju udhëhiqni, vetë njerëzit e ndërtojnë këtë teknologji”, tha ndër tjera Bernie Sanders

Boll ndërtuat makineri që njerëzit nuk mund t’i kontrollojnë. Nëse ju nuk ndërmerrni veprimin e duhur tani unë dhe kolegët e mi në senatin amerikanë do ta marrim”, tha ndër të tjera Sanders./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Senator Bernie Sanders (@sensanders)





Lajmet e fundit nga