web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Është Messi, por jo Ronaldo. Publikohet lista e "Topit të Artë"

8 Shtator 2026, 17:27, Sport CNA

Është Messi, por jo Ronaldo. Publikohet lista e "Topit të

Është zbuluar lista e lojtarëve, që janë në garë për "Topin e Artë". Lista zyrtare e publikuar nga "France Football" përfshin emra të njohur të futbollit evropian dhe botëror, ndërsa Serie A ka vetëm një përfaqësues. Bëhet fjalë për Lautaro Martinez, i cili përfshihet në listë pas sezonit me Interin dhe paraqitjeve me Argjentinën në Botëror.

Në këtë listë, gara për trofeun e vitit 2026 paraqitet e ekuilibruar dhe pa një emër që të konsiderohet favorit absolut. Një nga kandidatët është Rodri, i cili vjen pas Botërorit të fituar me Spanjën dhe pasi u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Në grupin e favoritëve përmendet edhe Lamine Yamal. Spanjolli ka fituar Botërorin me Spanjën dhe Liga është një tjetër prej trofeve që i shtohet sezonit të tij. Paraqitjet dhe trofetë e fituar e vendosin atë në mesin e kandidatëve për çmimin individual.

Një tjetër emër i rëndësishëm është Fabian Ruiz. Spanjolli ka fituar Botërorin, Champions Ligën dhe kampionatin francez, duke pasur një sezon me disa trofe në dispozicion. Edhe Kviça Kvarashkelia është pjesë e këtij grupi, pas një sezoni ku fitoi Champions Leaguendhe kampionatin francez, si protagonsit në ndeshjet vendimtare.

Mes kandidatëve është edhe Lionel Messi. Argjentinasi ka udhëhequr kombëtaren e tij drejt finales së dytë radhazi të Botërorit, duke qenë një tjetër emër me peshë në garën për çmimin, ndërsa mungon Cristiano Ronaldo.

Ceremonia do të zhvillohet më 26 tetor në Londër dhe do të shënojë një ndryshim nga tradita e viteve të fundit, pasi Parisi nuk do të jetë këtë herë qyteti pritës.

Lista e kandidatëve:

Jude Bellingham

Pau Cubarsì

Ousmane Dembelè

Marc Cucurella

Luis Diaz

Bruno Fernandes

Gabriel Magalhaes

Erling Haaland

Harry Kane

Achraf Hakimi

Khvicha Kvaratskhelia

Lamine Yamal

Sadio Manè

Marquinhos

Lautaro Martinez

Kylian Mbappè

Nuno Mendes

Lionel Messi

Joao Neves

Michael Olise

Ëillian Pacho

Julian Quinones

Declan Rice

Rodri Hernandez

Fabian Ruiz

Ferran Torres

Ëilliam Saliba

Dayot Upamecano

Vinicius Junior

Vitinha

 

 





Lajmet e fundit nga