Plarent Ndreca dhe revolucioni i madh i Abetares
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...

Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të regjistruar në vitin 2023, numri zbriti në 141 089, ose 5 873 nxënës më pak brenda një viti. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 4%, dukshëm më të fortë se ajo e regjistruar në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat.
Në vitin 2024, në arsimin fillor në BE ishin të regjistruar 23.2 milionë nxënës, vetëm 0.2% më pak se një vit më parë, ose një rënie prej 35 153 nxënësish.
Në Shqipëri, rënia ka prekur kryesisht arsimin publik. Numri i nxënësve në institucionet publike ra nga 130 067 në vitin 2023 në 123 491 në vitin 2024, ose me 6 576 nxënës, një tkurrje prej rreth 5.1%.
Në të kundërt, arsimi privat ndoqi prirjen e kundërt. Numri i nxënësve në institucionet private u rrit nga 16 895 në 17 598, ose me 703 nxënës, që përfaqëson një rritje prej rreth 4.2%.
Mësuesia, profesion i dominuar nga gratë
Në Shqipëri, 87.6% e mësuesve të arsimit fillor janë gra, ndërsa vetëm 12.4% janë burra, duke dëshmuar një dominim të theksuar të grave në këtë profesion.
Në një këndvështrim më afatgjatë, situata në Bashkimin Europian paraqitet ndryshe. Krahasuar me vitin 2014, numri i nxënësve në arsimin fillor u rrit me 2.9%, ose me 659 086 nxënës.
Franca regjistroi numrin më të madh të nxënësve në arsimin fillor në vitin 2024, me 4.1 milionë, e ndjekur nga Gjermania me 3.3 milionë, Spanja me 2.8 milionë dhe Italia me 2.6 milionë.
Në të kundërt, shifrat më të ulëta u regjistruan në Maltë, me 27 537 nxënës, Luksemburg, me 43 020, dhe Qipro, me 60 596.
Numri i nxënësve në arsimin fillor lidhet me madhësinë e popullsisë, strukturën demografike, si edhe me dallimet mes vendeve sa i përket moshës së zakonshme të fillimit të arsimit fillor dhe moshës në të cilën fëmijët duhet të nisin arsimin formal të detyrueshëm.
Krahasuar me vitin 2014, numri i nxënësve në arsimin fillor u rrit në 15 vende të BE-së dhe u ul në 11 vendet e tjera për të cilat kishte të dhëna të disponueshme.
Rritjet më të mëdha relative u regjistruan në Luksemburg (+21.4%) dhe Slloveni (+18.2%), ndërsa rëniet më të forta u shënuan në Poloni (-25.7%), Kroaci (-10.3%) dhe Portugali (-10.0%).
Raporti nxënës-mësues ka rënë që nga viti 2014
Në vitin 2024, në Bashkimin Europian kishte mesatarisht 13.3 nxënës të arsimit fillor për çdo mësues. Raporti nxënës-mësues jep informacion mbi burimet njerëzore në dispozicion të sistemit arsimor dhe mund të përdoret si një tregues i tërthortë për vlerësimin e kushteve të mësimdhënies.
Në vitin 2024, Greqia dhe Luksemburgu regjistruan raportet më të ulëta nxënës-mësues në arsimin fillor, përkatësisht me 7.4 dhe 8.2 nxënës për mësues. Këto ishin të vetmet vende të BE-së me një raport nën 10 nxënës për mësues.
Në skajin tjetër, raportin më të lartë e kishte Rumania, me 18.2 nxënës për mësues, e ndjekur nga Çekia dhe Franca, me nga 17.9, Holanda me 16.3 dhe Gjermania me 15.2 nxënës për mësues.
Krahasuar me vitin 2014, raporti nxënës-mësues në nivelin e BE-së ra nga 14.2 në 13.3 në vitin 2024. E njëjta prirje u regjistrua në 23 vende të BE-së.
Rëniet më të mëdha u shënuan në Bullgari, ku raporti zbriti nga 17.8 në 10.4 nxënës për mësues, dhe në Slloveni, nga 15.9 në 10.8.
Në Austri, raporti mbeti i pandryshuar në 12.0 nxënës për mësues gjatë periudhës 2014–2024. Ndërkohë, në disa vende të tjera raporti u rrit, me ndryshimin më të dukshëm në Lituani, ku ai kaloi nga 10.2 në 13.7 nxënës për mësues./ Eurostat
Kryeministri Edi Rama sot në forumin e dytë të Inovacionit...
Mbi mbledhjen lidhur me situatën e pagesave të magjistratë...
Janë publikuar në konferencën e Ministrave të Arsimit në B...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë e drejtuar nga Maks Haxhia ësh...
Administrata e Gjykatës së Tiranës ka bojkotuar sot punën ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitu...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe drejtuese politike për...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Evis Sal...
Prej ditësh vijon zjarri në Tërbun të Pukës. Sipas raporti...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar lidhur me konfl...
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, foli sot edhe për...
Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë nisur mars...
Politologu Afrim Krasniqi ndau sot kritika ndaj elitës shq...
Në intervistën e dhënë për Syri Tv, për gazetarin Çim Peka...
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, tha sot se kryeba...
Në intervistën e dhënë për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendë...
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, tregoi sot në një...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në intervistën për ...
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, ka treguar sot se...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...