web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Profil-U votua si nënkryetare e re e Kuvendit/ Kush është Evis Kushi?

8 Shtator 2026, 18:38, Politikë CNA

Profil-U votua si nënkryetare e re e Kuvendit/ Kush është Evis

Kuvendi i Shqipërisë ka nga sot një nënkryetare te re.

Gjatë seancës së sotme plenare u votua që kjo detyrë t’i besohet deputetes socialiste Evis Kushi, me 79 vota pro.

Evis Kushi u lind në Elbasan, më 7 tetor 1975. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznesi. Gjithashtu në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonomi Turizmi.

Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni. Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit në vitin 2013.

Kushi u zgjodh sot nënkryetare e Kuvendit, duke zëvendësuar në detyrë Klodiana Spahiun, e cila u emërua pak ditë më parë Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale./CNA  





Lajmet e fundit nga