web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"SERENIGHTS FESTIVAL" rikthehet në Korçë/ 4 net, 4 vende dhe një dashuri për serenatën

8 Shtator 2026, 12:47, Qyteti im CNA

"SERENIGHTS FESTIVAL" rikthehet në Korçë/ 4 net, 4

Korça bëhet sërish kryeqyteti i serenatës me edicionin e radhës të “SERENIGHTS FESTIVAL”. Për katër net me radhë, muzika dhe tradita korçare do të shoqërojnë qytetin në disa prej hapësirave më karakteristike të tij.

Nën sloganin “4 net • 4 vende • 1 dashuri”, festivali do të zhvillohet nga 17 deri më 20 shtator, duke sjellë atmosferën e serenatës në ambiente të ndryshme të qytetit.

Kalendari i aktiviteteve:

* 17 shtator - Bashta “Themistokli Gërmenji”, ora 19:30
* 18 shtator - Sheshi i Mitropolisë, ora 19:30
* 19 shtator - Pazari i Vjetër, ora 19:30
* 20 shtator - Rrugica e Mitropolisë, ora 19:00

Katër netë, katër ambiente dhe një traditë që vazhdon të mbledhë qytetarë e vizitorë rreth tingujve të serenatës. Korça këndon. Serenata bashkon. /CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????? ???????????????????????????????????????? (@korca.serenights)





Lajmet e fundit nga