web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Inteligjenca Artificiale dhe teknologjia tek fëmijët

8 Shtator 2026, 13:06, Opinione Ermand Mertenika

Inteligjenca Artificiale dhe teknologjia tek fëmijët

Zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale është bërë i gjithanshëm dhe pjesë e jona në çdo aspekt si profesional dhe jetësor. Sigurisht ajo që mund të themi është që inteligjenca artificiale ka arritur zhvillim kulminant dhe sigurisht ka prekur dhe fëmijët të cilët janë të apasionuarit e vegjël të teknologjisë.

Lojrat elektronike, rrjetet sociale, videot animatore në rrjete sociale tërheqin vëmëndjen e fëmijëve të moshave të ndryshme duke e bërë teknologjinë tashmë pjesë të jetës së tyre.

Qëndrimi për orë të tëra me mjetet teknologjike sot ka ndryshuar brezat e rinj, pra sot gjenerata e re është më e avancuar dhe më inteligjentë në krahasim me brezat e mëparshëm, shumë vite më përpara ku fëmijët e asaj gjenerate nuk njihnin telefonin jo me smartfonët, laptopët dhe zhvillimet e AI-së.

Sot fëmijë të moshës 2 vjeç e deri në 10 vjeç qëndrojnë për shumë kohë në telefon laptop apo dhe online dhe kjo sigurisht është një koncept mjaft i dëmshëm për fëmijët e kesaj moshe. Ne mund të flasim këtu për aspekte psikologjike dhe mjekësore ku në këtë moshë teknologjia është më shumë e dëmshme sesa e rëndësishme.

Problematika në shikim (Optike)

Qëndrimi për një kohë të gjatë në telefon nga fëmijet u shkakton prebleme shëndetësore në rradhë të parë duke u prirur nga sëmundjet okulistike (ofthalamologjike), shfaqja e sëmundjes së miopisë (pa aftesia për të parë qartë objektet), kjo është një problematike shumë e madhe okulistike pasi fëmijëve nëse u shfaqet problematika e miopisë duhet patjeter të mbajnë syze deri në një moshë 18-20 vjecare pasi nëse nuk mbahen syze dhe nëse kjo problematikë progreson nëse qendron në orë të tëra në telefon atëhere kjo problematike progreson në mënyrë shumë të shpejtë.

Problematika në posturë

Kur fëmijët qëndrojnë për një kohë të gjatë në telefon atëherë u shfaqet problemi i posturës, shtylla kurrizore fillon të deformohet gradualisht, shfaqja e problemit të kifozes, problem me rruazat inter-vertebrale te cervikalit (rruazave të qafës), problem me lumbarin (deformimi I rruazave të shpinës) problem me toraksin (deformimi I rruazave të bustit gjoksit) keto problematika mund te sjellin dhe patoligji seriale si probleme kardiake dhe pulmonare (zemra dhe mushkeria) etj.

Problematika Psikologjike

Një tjetër aspekt që duhet kushtuar vëmendje është prezenca e fëmijëve dhe adoleshentëve për një kohë të gjatë me mjetet teknologjike.

Mendja e fëmijëve është në zhvillim dhe në këtë periudhë prinderit duhet ti qëndrojnë gjithnjë e me shume pranë pasi fëmijët dhe adoleshentet bëhen pronë e rrjeteve sociale , videove me nuance bulizuese të postuara apo video me prezence dhunë apo të ngjashme presioni i rrjetëve sociale gjithashtu ndikon dhe në psikologjinë e fëmijeve.

Prinderit duhet ti qëndrojnë gjithnje e më shumë pranë  femijeve duke i kufizuar qëndrimin për një kohë të gjatë me mjete të teknologjisë, të diskutojnë me femijët , të komunikojnë në mënyre interaktive , ti perfshijne në lojra llogjike dhe inteligjente ku këto ndikojnë në zhvillimin e inteligjencës së fëmijës dhe ti okupojnë kohën me aktivitete të ndryshme alternative.

Inteligjenca artificiale dhe teknologjia janë shumë të rëndësishme për jetën tone , por të kujdesemi për fërmijët tanë është akoma më shumë. /CNA





18:48 Opinione Ardi Stefa

Kali i Kaligulës

Thuhet se perandori romak Kaligula kishte një kalë të quaj...

14:47 Opinione Ardi Stefa

Miza e Nermudit

Thuhet se Nermudi ishte mbret i madh. Kishte ushtri, palla...

16:53 Opinione Baton Haxhiu

Sikur të isha socialist

Prej disa ditësh po mendoj se Ergys Agasi nuk është vetëm ...

14:57 Opinione Andi Bejtja

Make Albania Affordable

Nuk ka nevojë të shohësh të dhënat e Eurostat-it, ku nënvizo...

Lajmet e fundit nga