web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Do të kemi dhe shumë lajmë të tjera"/ Noka zbulon detaje për vizitën e Berishës në SHBA

8 Shtator 2026, 12:14, Politikë CNA

"Do të kemi dhe shumë lajmë të tjera"/ Noka zbulon

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë intervistës së tij në CNA TV, foli edhe lidhur me vizitën e kryedemokratit Sali Berisha në SHBA.

Noka tha se Berisha ka zhvilluar takime të shumta me kongresmenë dhe senatorë amerikanë, ndërsa nesër do të marrë pjesë në Konventën e Partisë Republikane.

Sipas Nokës, “lajmi nuk është se Berisha kaloi oqeanin por se u ftua nga Partia Republikane e presidentit Donald Trump që është dhe në pushtet”.

“Edi Ramën nuk e pret kush në SHBA. Dhëndri i presidentit Trump e ka blerë cent për cent cdo centimetër tokë, nuk është investitor strategjik nga ata që i fal tokën Edi Rama. Sot Edi Rama nuk ka dyer hapur në Shtëpinë e Bardhë. I vodhi ftesën Begajt për Bordin e Paqe dhe as nuk e konsideruan.

Kurse Berisha ka takuar komgresmenë dhe senatorë. Do të jetë nesër në Konventë. Do të kemi dhe shumë lajmë të tjera. Është partneri më i besuar i SHBA-së. Lajmi nuk është se kaloi oqeanin por se u ftua nga Partia Republikane e presidentit Donald Trump që është dhe në pushtet”, u shpreh Noka në CNA TV. /CNA





11:32 Politikë

Kur bie Rama?

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka në intervistë...

Lajmet e fundit nga