Plarent Ndreca dhe revolucioni i madh i Abetares
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari në një deklaratë për mediat ka reaguar mbi zjarret në Shqipëri, duke e drejtuar gishtin e akuzës nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.
Muçollari theksoi se Rama duhet të japë llogari për banesat e djegura dhe qindra hektarët e shkrumbuar nga veriu në jug.
“Pas zjarreve dramatike në Fier dhe Himarë, Edi Rama u shfaq në vendngjarje dhe u tha qytetarëve se ‘ajo që nuk na vret, na bën më të fortë’. Me fjalë të tjera, Kryeministri u tha banorëve: të keni shëndetin, sepse qeveria kaq bën.
Por shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret nuk mund të relativizohet me batuta. Përmasat e dëmit lidhen drejtpërdrejt me masat parandaluese, kapacitetet zjarrfikëse, investimet dhe reagimin e qeverisë.
Për banesat e djegura dhe qindra hektarët e shkrumbuar nga Veriu në Jug, Edi Rama duhet të japë llogari”, tha Muçollari.
Ndër të tjera, Muçollari iu drejtua Ramës dhe qeverisë së tij me 9 pyetje.
“Partia Demokratike drejton publikisht këto pyetje:
Pse Shqipëria vazhdon të ketë mungesa të rënda në pajisje dhe burime njerëzore për shuarjen e zjarreve?
Përse zona të tëra mbeten ende jashtë mbulimit të këtij shërbimi jetik?
Çfarë ndodhi me dy avionët zjarrfikës? A u vunë realisht në operim dhe a kishte Shqipëria pilotë të trajnuar për përdorimin e tyre?
Ku janë 130 mjetet e reja zjarrfikëse të premtuara nga qeveria? Përse në terren vazhdojnë të qarkullojnë automjete të vjetruara, disa prej të cilave raportohen edhe pa furnizimin e nevojshëm me ujë?
Ku është fondi prej 4.3 miliardë lekësh për emergjencat civile dhe për çfarë është përdorur?
Përse fondet e buxhetit ndryshohen me akte normative dhe zhvendosen drejt qëllimeve të tjera?
Si mund të gjenden 4.2 milionë euro për spektaklin e Kanye Ëest, pothuajse sa fondi vjetor për emergjencat civile, por të mos ketë mjete të mjaftueshme kur digjen shtëpitë dhe pasuria kombëtare?”, vijoi anëtari i Kryesisë së PD.
Muçollari nënvizoi se zjarret nuk shuhen me propagandë dhe as me pamjet e avionëve amerikanë që Taulant Balla ua paraqiti shqiptarëve sikur qeveria kishte ngritur një flotë të vetme mbi Dajt.
Ai theksoi se Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin e qeverisë së tij, duhet të japë llogari duke dhënë dorëheqjen.
“Zjarret nuk shuhen me propagandë. Nuk shuhen as me pamjet e avionëve amerikanë, të cilat Taulant Balla ua paraqiti shqiptarëve sikur qeveria kishte ngritur një flotë të vetën mbi Dajt.
Qeveria e Edi Ramës dështoi edhe këtë sezon. Nuk mori masat e nevojshme për të mbrojtur vendin, megjithëse paralajmërimet për temperatura ekstreme dhe thatësirë të zgjatur ishin të qarta.
Qeveria nuk ekziston kur qytetarët përballen me fatkeqësinë. Nuk ekziston as pas saj, kur duhet të bëjë bilancin dhe të dëmshpërblejë familjet. Shumë qytetarë vazhdojnë të presin edhe sot kompensimin për përmbytjet dhe zjarret e viteve të mëparshme. Kjo tregon se braktisja nuk përfundon kur fiken flakët: ajo vazhdon në zyrat e shtetit.
Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin e qeverisë së tij, duhet të japë llogari duke dhënë dorëheqjen.
Zjarret nuk janë një fatalitet i pamenaxhueshëm. Një qeverisje serioze dhe e përgjegjshme që punon çdo ditë në terren për parandalimin ja del tê kontrollojë dukuri të tilla. Dhe një qeverisje serioze dhe e përgjegjshme u përgjigjet me shpejtësi qytetarëve kur preken duke i dëmshpërblyer në kohën e në masën e duhur”, përfundoi Muçollari./ CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka në një interv...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë inter...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka zbardhur ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka e ka cilësua...
Sekretari i Përgjithëm i PD-së, Flamur Noka ka folur gjatë...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në një inter...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka zbuluar s...
Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka në intervistë...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka në një interv...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Numri 2 i PD-së, Flamur Noka në një intervistë për CNA Tv ...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim pa...
Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim në Kryeminist...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një reagim për varr...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë qëndrimit dhe vizitë...
Gazetari Bledar Zaganjori ka komentuar ndarjen e sagës së ...
Pasditen e sotme zhvillohet seanca e parë plenare e sesion...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë ...
Gazetari Mentor Kikija u përplas sot me deputeten socialis...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...