Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
Të paktën 10 persona u plagosën, njoftuan autoritetet e emergjencave.
Rusia e goditi kryeqytetin ukrainas me raketa balistike, duke vrarë të paktën dy persona, në një sulm të madh disa orë pasi të dërguarit e Shtëpisë së Bardhë u larguan nga Kievi, në një kohë kur përpjekjet për rifillimin e negociatave të paqes janë intensifikuar.
Sulmi i 8 shtatorit erdhi pas një pezullimi në sulmet pothuajse të përditshme, të cilat kanë nënvizuar synimin e Rusisë për të vazhduar luftën e saj mbi 4-vjeçare kundër Ukrainës, pavarësisht humbjeve astronomike.
Punonjësit e emergjencave nxorën trupa nga rrënojat në një lagje të Kievit, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të shuar zjarret e shkaktuara nga sulmi, i cili përfshiu edhe dronë me motorë aeroplanësh - një armë e fuqishme kundër së cilës Ukraina ka pasur vështirësi të mbrohet.
Të paktën 10 persona u plagosën, njoftuan autoritetet e emergjencave.
Sulmi rus përfshiu dhjetëra raketa balistike dhe lundruese, si dhe më shumë se 160 dronë gjatë natës, tha ushtria ukrainase.
Gjatë javës së fundit, Rusia ka kryer sulme pothuajse të përditshme ndaj Ukrainës. Aftësia e Ukrainës për t’u mbrojtur nga këto sulme është kufizuar rëndë për shkak të mungesës së penguesve të raketave, mbi të gjitha të sistemeve Patriot të prodhuara nga SHBA-ja.
Sulmi ndodhi disa orë pasi të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, u larguan nga Kievi, pas takimeve me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe zyrtarë të tjerë. Para Kievit, dyshja kishte vizituar Moskën, ku zhvilloi bisedime me presidentin Vladimir Putin.
Përpjekjet e SHBA-së për të shtyrë përpara negociatat e paqes kanë qenë të pezulluara muajt e fundit, pasi Uashingtoni i ka dhënë përparësi luftës kundër Iranit, e cila tani ka hyrë në muajin e gjashtë.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, u bëri thirrje aleatëve të Kievit “të veprojnë dhe të rrisin presionin ndaj agresorit”.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmi kishte në shënjestër objekte të mbrojtjes dhe të logjistikës ushtarake ukrainase.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Ukrainë, Katarina Mathernova, tha se e kaloi natën në një strehimore, ndërsa “Kievi po shpërthente dhe digjej” gjatë sulmit rus.
“Ajo që ndodhi në Kiev mbrëmë ishte ferr”, shkroi ajo në X. “Nuk do t’ia uroja askujt që jeton në paqe dhe bie në gjumë i sigurt në shtratin e vet".
Fundjava shënoi herën e parë që Witkoff dhe Kushner udhëtuan në Kiev për bisedime. Witkoff është takuar me Putinin tetë herë që nga fillimi i vitit 2025.
Pas takimit me Zelenskyn, Witkoff i përshkroi diskutimet si konstruktive dhe tha se Uashingtoni kishte dëgjuar “ide të reja” nga Moska. Kushner tha se Shtetet e Bashkuara po punonin për një “paketë më të gjerë paqeje”.
Zelensky, nga ana e tij, i quajti diskutimet e tij me amerikanët “shumë substanciale” dhe tha se Ukraina ishte e gatshme të ecte përpara drejt bisedimeve trepalëshe që do të përfshinin Kievin, Uashingtonin dhe Moskën.
Këshilltarët për sigurinë kombëtare të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë gjithashtu morën pjesë në një pjesë të diskutimeve në Kiev.
Ukraina ka sinjalizuar se është e gatshme të zhvillojë një tjetër takim me zyrtarë rusë dhe amerikanë, diçka që nuk ka ndodhur që nga viti i kaluar.
Kremlini, megjithatë, nuk ka dhënë asnjë shenjë se ka zbutur qëndrimin e tij të ashpër lidhur me synimet e luftës. Në komentet për gazetarët pas takimeve të 5 shtatorit me Putinin, këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yury Ushakov, tha se Rusia do të vazhdonte përpjekjet për të “eliminuar”, siç u shpreh, “shkaqet rrënjësore” të konfliktit.
“Shkaqet rrënjësore” është një term që përfshin një sërë ankesash dhe pretendimesh ruse që datojnë që para pushtimit të vitit 2022, përfshirë pretendimin se Zelensky nuk është president legjitim dhe se qeveria ukrainase po shtypte rusishtfolësit vendas në Ukrainë./REL
TEHERAN- Shtetasi amerikano-iranian Kamran Hekmati është liruar nga burgu famëkeq Evin në Teheran, kanë thënë burime pë...
SERBI- Disa nga zyrtarët më të lartë të Serbisë dhe të entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës, Republika Sërps...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia u ka përcjellë të dërguarve të...
JAPONI- Një ditë para përurimit të një memoriali kushtuar Luftës së Dytë Botërore në qytetin siberian të...
pamjet BOLIVI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një bazë ushtarake në Bolivi, ku si pasojë shtat&eu...
Emmanuel Macron FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar Komisionit Evropian hartimin e një kuadri të përbashkët li...
Gadi Eisenkot IZRAEL- Rivali kryesor i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ish-shefi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Gadi Eisenkot, e ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të ndalojë shitjen e avionëve të kompanisë kanade...
Konsullata RUSI- Rusia ka urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg, në...
Vladimir Putin RUSI- Rusia ka vendosur të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg, n&eum...