Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
• Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme para Parlamentit, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. • Protestuesit u mblodhën në orën 17:00, ku pritën deputetët nën thirrjet "Nuk na përfaqësoni". • Ata ishin të paisur me vezë dhe domate, ndërsa kanë sulmuar edhe disa nga automjetet e deputetëve të mazhorancës. • Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, është ndjekur nga protestuesit teksa ka hyrë në qendrën tregtare Toptani për të vijuar më pas rrugën drejt Parlamentit. Aktivistja Arvina Lleshi, së bashku me disa protestues të tjerë të mbledhur në zonë, i janë drejtuar deputetes me akuza dhe thirrje. • Në një moment protesta është përshkallëzuar dhe për shkak të tensioneve mes protestuesve dhe policisë, disa qytetarë janë shoqëruar nga Policia. • Pas përplasjes me efektivët, policia ka arrestuar dy protestues. Kjo me pretendimin se ata kanë shkelur perimetrin e sigruisë duke tentuar t’i afrohen hyrjeve të Parlamentit. • Një prej protestuesve të shoqëruar nga forcat blu, deklaroi se u arrestua vetëm se mbante në duar vezë. • Gjatë një prononcimi, protestuesi u shpreh se nuk kishte bërë asgjë të gabuar. • Pas përfundimt të seancës plenarë, protestuesit kanë goditur me vezë dhe me domate makinën e deputetes Ilva Gjuzi. • Policia ka tentuar që të shpërndajë turmën, ndërsa ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit edhe Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashin. • Deputetja, Ilva Gjuzi ka qenë brenda ne makinë, kur u ndalua nga protestuesit dhe u godit me vezë.
11 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Protesta e organizuar ditën e sotme përballë godinës së Kuvendit në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar është shoqëruar me arrestime të shumta të qytetarëve të thjeshtë dhe jo vetëm.
Policia nuk ka kursyer as kreun e partisë "Shqipëria bëhet", Adriatik Lapaj. Në video shihet Lapaj i cili i thotë efektivëve se nuk mund të ndërhyet në atë formë. Njëkohësisht është shoqëruar nga forcat policore edhe gazetari Shpend Gashi.
Protesta e sotme është shoqëruar me tensione të shumta, ku protestuesit kanë qëlluar me vezë makinën e njërit prej deputetëve./Dosja.al
TIRANA- Protesta e qytetarëve para Parlamentit është përshkallëzuar, ndërsa kanë nisur edhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve. Në kuadër të kësaj, forcat blu kanë shoqëruar disa protestues, ndërsa kanë tërhequr zvarrë disa të tjerë.
Efektivët u kanë bërë thirrje protestuesve të largohen nga rruga, ndërsa kanë paralajmëruar edhe arrestime. “Do t’ju arrestojmë, lironi rrugët!”, ka bërë thirrje policia./Dosja.al
TIRANË- Revolta e qytetarëve përballë parlamentit vijon edhe pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend. Pas mbylljes së seancës, protestuesit kanë goditur me vezë dhe shkelma tip “Benz” të një deputeti.
Automjeti qëndroi për pak momente në vend, ndërsa më pas u largua me shpejtësi nga zona. Ndërkohë, protesta vijon dhe qytetarët po veprojnë në mënyra të ndryshme në shenjë kundërshtimi ndaj deputetëve dhe zhvillimeve politike në vend./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët po vijojnë protestën e tyre para ambienteve të Kuvendit, ndërsa seanca plenare ka përfunduar. Situata është tensionuar, pasi protestuesit kanë goditur me vezë dhe me domate makinën e deputetes Ilva Gjuzi.
Policia ka tentuar që të shpërndajë turmën, ndërsa ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit edhe Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashin. Bëhet me dije se deputetja, Ilva Gjuzi ka qenë brenda ne makinë, kur u ndalua nga protestuesit dhe u godit me vezë./Dosja.al
TIRANA- Policia ka shoqëruar më herët dy protestues me pretendimin se kanë shkelur perimetrin e sigurisë. Një prej protestuesve të shoqëruar nga forcat blu, tha se u arrestua vetëm se mbante në duar vezë.
Gjatë një prononcimi, protestuesi u shpreh se nuk kishte bërë asgjë të gabuar. "Kisha blerë vezë", dëgjohet të thotë ai./Dosja.al
TIRANË- Kuvendi ka nisur ditën e sotme seancën e parë për sesionin e ri parlamentar. Njëkohësisht, qytetarët janë ngritur në protestë përballë godinës së Kuvendit duke u zënë pritë deputetëve. Gjatë tubimit të protetuesve janë bërë edhe disa shoqërime në komisariat për arye ende të paqarta.
Në një pamje të bërë publike shihet një protestues në zonën e Bulevardit, i cili është kapur nga policët civilë që e kanë shtrirë përtoke. Arsyet e arrestimeve mbeten të paqarta, ndërsa dyshohet se protestuesi mund të ketë pasur vezë në duar dhe ndërhyrja është bërë për këtë arsye./Dosja.al
TIRANA- Tensionet janë rikthyer tek Ushtari i Panjohur, ku dhe po zhvillohet protesta. Protestuesit kanë qëlluar me vezë, ndërsa kanë thirrur një zëri "Nuk na përfaqësoni". Bëhet me dije se disa protestues kanë hedhur vezë ndaj efektivëve të policisë, nën thirrjet “Polici e krimit”.
Më herët, policia shoqëroi dy protestues, pasi shkelën perimetrin e sigurisë./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët po vijojnë protestën e tyre para ambienteve të Kubdenit, ndërsa brenda godinës po zhvillohet seanca e parë plenare për sesionin e ri parlamentar. Qytetarët i kanë bërë thirrje SPAK, duke thirrur njëzëri "Arrestoni Ramën!".
Më herët, situata u tensionua ndërsa policia shoqëroi drejt ambienteve të komisariatit dy protestues. Ata shkelën perimetrin e sigruisë duke tentuar t’i afrohen hyrjeve të Parlamentit./Dosja.al
TIRANË- Protesta para Kuvendit ditën e sotme është përshkallëzuar. Për shkak të tensioneve mes protestuesve dhe policisë, disa qytetarë janë shoqëruar nga Policia.
Pas përplasjes me efektivët, Policia ka arrestuar dy protestues. Ata kanë shkelur perimetrin e sigruisë duke tentuar t’i afrohen hyrjeve të Parlamentit, aty ku ka nisur seanca plenare./Dosja.al
TIRANË- Kuvendi pritet të rikthehet me seancën e parë plenare të sezonit të ri ditën e sotme. Njëkohësisht, sot është paralajmëruar edhe protesta qytetare përballë godinës së Kuvendit.
Policia ka nisur zbatimin e masave të sigurisë, duke vendosur të bllokojë rrugën e Elbasanit që të çon drejt Kuvendit ndërmjet një muri metalik./Dosja.al

TIRANË- Sot qytetarët do të mblidhen në ditën e 101-të të protestës kundër qeverisë Rama. Prej më shumë se tre muajsh, qytetarët janë mbledhur në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike. Protestat janë shoqëruar me marshime në rrugët e kryeqytetit, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.
Mbrëmjen e kaluar, protesta e 100-të u zhvillua me pjesëmarrje të qytetarëve në sheshin “Skënderbej” dhe më pas në zonën përpara Kryeministrisë. Protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e Ramës, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan thirrje si “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”.
Gjatë protestës së mbrëmshme, aktivistë dhe qytetarë paralajmëruan gjithashtu për përshkallëzim të aksionit opozitar dhe vijimin e protestave edhe gjatë ditëve në vijim. Një prej protestuesve deklaroi se rezistenca do të hyjë në një nivel tjetër, ndërsa janë bërë thirrje për pjesëmarrje edhe më të madhe në protestat e ardhshme.
Në protestë, thirrjet kryesore të qytetarëve kanë qenë: "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”./Dosja.al