Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
• Kuvendi i Shqipërisë nisi ditën e sotme në orën 17:00, punimet e Sesionit të III-të të Legjislaturës XI. • Gjatë kësaj seance, Kuvendi miratoi me 79 vota pro, Evis Kushin si nënkryetare të Kuvendit, e cila zëvëndëson në këtë post Klodiana Spahiun. • Gjithashtu me 79 vota u miratua edhe shkarkimi i ish-ministres Evis Sala nga detyra e ministres së Shëndetësisë. • Po me 79 vota pro, Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit për emërimin e Klodiana Spahiut në postin e ministres së Shëndetësisë. • I pari që mori fjalën ishte Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili vuri theksin te përgjegjësia e Parlamentit për të vijuar punën në funksion të qytetarëve dhe të interesit të vendit. • Gjatë fjalës së tij, ai bëri një bilanc të objektivave të sesionit të kaluar parlamentar, duke evidentuar çështjet dhe angazhimet e Kuvendit gjatë muajve të mëparshëm. • Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se po planifikon një aferë korruptive në sistemin e shëndetësisë. • Duke iu referuar deklaratave të bëra nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Bardhi u shpreh se qeveria Rama dhe mazhoranca po planifikojnë të përqendrojnë sistemin shëndetësor në një dorë të vetme, duke djegur në këtë mënyrë konkurrencën e lirë. • Bardhi ka ironizuar gjithashtu edhe qasjen e re të qeverisë ndaj qytetarëve përmes BESËS dhe Pranisë Besnike. • Duke iu drejtuar kolegëve socialistë, Bardhi tha se do të jetë i pari që do të votojë projektligjin që do të sjellë Rama në Kuvend, ku do të kërkojë dënimin me burg për deputetët që do të përpiqen të fusin njerëz në punë. • Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se shumica e ligjeve që "rrjepin" shqiptarët mbajnë vulën e PS-së. • Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Parlamenti duhet të shkrihet, pasi përfaqëson interesat e shqiptarëve. • Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se objektivi i qeverisë është mbyllja e negociatave me BE-në brenda 2027-s. • Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se duhet avancuar me reformën zgjedhore, duke shtuar se kërkohet përpjekja e të gjitha forcave politike. • Më tej, ai theksoi se roli i opozitës është i pazëvendësueshëm, duke argumentuar se përmbyllja e reformës territoriale duhet të vazhdojë dhe në vitet në vijim. • Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka paralajmëruar ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, lidhur me kontratat koncesionare në sektorin e shëndetësisë. • Noka iu drejtua Spahiut duke i thënë se marrja e këtij posti paraqet rrezik për të ardhmen e saj.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka paralajmëruar ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, lidhur me kontratat koncesionare në sektorin e shëndetësisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka iu drejtua Spahiut duke i thënë se marrja e këtij posti paraqet rrezik për të ardhmen e saj.
Kjo duke argumetuar se ajo mund të përballet me pasoja ligjore. Më tej Noka, përmedi rastin e ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj, ish-ministrit të Shëndetësis Ilir Beqajt dhe kryebashkiakut Erion Veliajt.
Flamur Noka: Ku është ajo Klodiana? Klodiana, do ta firmosësh “fap-fap” atë KAYO-n e Shëndetësisë, do shkosh te vendi moj e gjorë. Se kështu i tha të gjithëve ky, i tha dhe Arben Ahmetajt, “firmos ‘fap-fap’, çfarë të duash, se për kokë të Zahos të përgjigjem unë.”Ku është Ahmetaj sot?
I tha kështu edhe Ilir Beqajt, “fap-fap”, dhe Vilma Nushit dhe Klod Allajbeut, “firmosja të gjithëve, se jam unë këtu.” Ky është Beqaj sot? Kështu, moj Klodiana, i tha edhe Erion Veliajt. Ku është Veliaj sot? Prit, prit…
Klodiana, ulja në atë karrige të rrezikon kokën, matu dhe refuzoje. Kemi qenë shokë shkolle dikur dhe me dhimbje të shoh një shoqen time të shkollës “fap-fap” dhe të përfundosh pas hekurave. Reflektoni sa nuk është vonë./Dosja.al
TIRANA- Seanca e parë plenare për sesionin e ri parlamentar sapo ështe mbyllur. Gjatë kësaj seance, Kuvendi miratoi me 79 vota pro, Evis Kushin si nënkryetare të Kuvendit, e cila zëvëndëson në këtë post Klodiana Spahiun.
Gjithashtu me 79 vota është miratuar edhe shkarkimi i ish-ministres Evis Sala nga detyra e ministres së Shëndetësisë. Po me 79 vota pro, Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit për emërimin e Klodiana Spahiut në postin e ministres së Shëndetësisë./Dosja.al

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka ironizuar qasjen e re të qeverisë ndaj qytetarëve përmes BESËS dhe Pranisë Besnike. Duke iu drejtuar kolegëve socialistë, Bardhi tha se do të jetë i pari që do të votojë projektligjin që do të sjellë Rama në Kuvend, ku do të kërkojë dënimin me burg për deputetët që do të përpiqen të fusin njerëz në punë.
“Kur Rama të sjellë në parlament ligjin që do t’ju fusë në burg nëse fusni njerëz në punë, unë do jem i pari që e votoj”, tha Bardhi.
Pas fjalës së Bardhit, ka folur kreu i grupit socialistë Taulant Balla, i cili theksoi se i vjen mirë që dëgjon se kolegët demokratë do të votojnë një projektligj të propozuar nga socialistët.
“Më vjen mirë dhe dua ta falënderoj që i paskeni ndjekur propozimet tona, përfshirë propozimin e Ramës, me angazhimin që do ta votoni, dhe të votoni të gjitha ligjet e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së”, tha Balla./Dosja.al
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se shumica e ligjeve që "rrjepin" shqiptarët mbajnë vulën e PS-së. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Parlamenti duhet të shkrihet, pasi përfaqëson interesat e shqiptarëve.
Më tej, ai akuzoi mazhorancën se e ka kthyer Kuvendin në shtetrrethim. Kjo duke iu referuar masave të sigurisë të vendosura.
“Doja ta nisja me një urim, që në fakt është sot urimi i shumicës dërrmuese të të gjithë shqiptarëve, që kjo legjislaturë të mbyllë sa më parë punimet, sepse ky Parlament nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. Atyre shqiptarëve që edhe sot u kemi vënë para gardhe metalikë dhe e keni kthyer Kuvendin në shtetrrethim, të denjë vetëm për zotin Raketa që ka gjetur mirësinë të vijë sot në Kuvend dhe uroj të japë sqarime që e ka shndërruar Shqipërinë, një vend anëtar të NATO-s... Prandaj e ftoj zotin Raketa që t’i fusë edhe një raketë në mënyrë këtij Parlamenti që duhet të shkrihet. Shumica e ligjeve që sot po rrjepin shqiptarët mbajnë vulën tuaj”, tha mes të tjerash Blushi./Dosja.al
TIRANA- Evis Kushi është emëruar nënkryetare e Parlamentit, ndërsa zëvëndëson në këtë post Klodiana Spahiun. Ky vendim u mor gjatë seancës plenare të Kuvendit, në nisje të sesionit të ri parlamentar.
Më herët Evis Kushi ka qene edhe ministre e Arsimit, ndërsa Klodiana Spahiu ka marrë postin e Ministres se Shëndetësisë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se po planifikon një aferë korruptive në sistemin e shëndetësisë. Duke iu referuar deklaratave të bëra nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Bardhi u shpreh se qeveria Rama dhe mazhoranca po planifikojnë të përqendrojnë sistemin shëndetësor në një dorë të vetme, duke djegur në këtë mënyrë konkurrencën e lirë.
Bardhi u shpreh se deputetët e PS-së janë kthyer thjesht në kartonë, që ngrenë duart, sipas asaj që do kryeministri.
“Siç është katandisur ky parlament, nuk ka më dilema se ky parlament do të vijojë kokëulur të votojë vetëm ligjet e Edi Ramës, programet e Ramës për Shqipërinë si tokë e djegur, ku mundësitë për shqiptarët e ndershëm digjen me votën e kartonave. Ju e keni bërë prej 13 vitesh. Kjo mazhorancë e Edi Ramës ka noterizuar kapjen e shtetit. Po e bëni dhe tani, duke refuzuar zbatimin e Kushtetutës, zbatimin e vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Refuzoni të zhbëni ligjin për t’i hequr Ramës mundësinë e zhvatjes së tokës publike të Ramës për llogari të disa biznesmenëve. Me ligjin e investimeve strategjike i keni dhënë Ramës mundësinë të zhdukë 2.1 milionë metër katrorë tokë publike.
Vetëm dje në mbrëmje, ish-zv.kryeministri juaj shpalosi para shqiptarëve hartën e kapjes së shtetit. Rama merr vendimet, njerëzit e tij me emra të ndryshëm bëjnë pazare. Kompanitë shtetërore përdoren për të akumuluar pasuritë. Drejtësia vazhdon të ndëshkojë ndonjë vartës, por nuk prek atë që është koka, që është Edi Rama. A ishit ju që votuat ligjin për krijimin e KAYO-s? Ju i dhatë kompanisë shtetërore prodhimin e armëve, pastaj KAYO u vendos nën përdorimin e mikut të Ramës, Yeffet. Është ky Roni që u dëgjua edhe mbrëmë që bënte pazare armësh me shtetas ukrainas, dhe ju heshtni.
Është i njëjti Ron që, sipas ish-ministrit tuaj, Rama donte t’i jepte menaxhimin e borxhit publik. Ju jeni të gatshëm të çoni skenarin e ri për grabitje. Pyesni sallën se për çfarë ju duheni ju Ramës këtë sesion. Skandali i Ramës po përgatit tani, këtë herë me shëndetin e shqiptarëve. Modeli KAYO i raketës do të përdoret edhe për shëndetësinë. Nuk bëhet fjalë për një tender të vetëm, por për të gjithë sistemin. Sipas të dhënave të EUROSTAT-it, shqiptarët, në vend të shëndetësisë falas, tani paguajnë më shumë lekë se çdo vend tjetër i rajonit”, tha Bardhi./Dosja.al
TIRANA- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku është e pranishme në seancën e parë plenare për sesionin e ri parlamentar. Siç shihet edhe nga pamjet, Koçeku ka vendosur të largohet nga rreshti ku ulen deputetët e Partisë Socialiste.
Ajo është zhvendosur pranë deputetëve të opozitës. Konkretisht deputetja e dalë nga lista e PS-së është ulur në krah të deputetëve Vangjel Dule të PBDNJ-së dhe Artan Luku të Partisë Agrare./Dosja.al
TIRANË- Evis Kushi pritet të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit. Propozimi është bërë nga Parta Socialiste ditën e djeshme në mbledhjen e organizuar, përpara seancës së sotme plenare.
Kushi do të zëvendësojë në detyrë Klodiana Spahiun, pas emërimit të saj si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale. Sakaq, sot pritet të mbahet seanca e parë plenare për sesionin e ri parlamentar./Dosja.al
TIRANA- Seanca e parë plenare për sesionin e ri parlamentar sapo ka nisur në Kuvend, ndërsa jashtë godinës së saj po protestojnë qindra qytetarë. Seanca nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar, ku pas kësaj Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u ndal te rendi i ditës.
Gjatë fjalës së tij, ai bëri një bilanc të objektivave të sesionit të kaluar parlamentar. Kjo duke evidentuar çështjet dhe angazhimet e Kuvendit gjatë muajve të mëparshëm./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, është ndjekur nga protestuesit teksa ka hyrë në qendrën tregtare Toptani për të vijuar më pas rrugën drejt Parlamentit. Aktivistja Arvina Lleshi, së bashku me disa protestues të tjerë të mbledhur në zonë, i janë drejtuar deputetes me akuza dhe thirrje.
"Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë!. Po ti përfaqësoje, nuk do të bashkoheshe me qeverinë e krimit! S’kemi turp fare, turp të keni ju! Hajdute!”, i është drejtuar një protestuese Luarasit./Dosja.al
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet parlamentare ditën e sotme në orën 17:00. Sipas urdhrit të firmosur nga kryetari Niko Peleshi, seanca do të shënojë hapjen e punimeve të sesionit të III-të Legjislaturës së XI të Kuvendit.
Ndërkohë, në orën 11:00 të paradites, përpara nisjes së seancën plenare, pritet që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku do të diskutohet dhe miratohet projekt programi i punës së Kuvendit dhe projekt kalendari i punimeve.
Fokusi pritet që të jenë dy reformat e rëndësishme, ajo Zgjedhore dhe Administrativo Territoriale. Për këtë të fundit ka pasur polemika për shkak të propozimit socialist që e redukton numrin e bashkive nga 61 në 46. Nisma pritet të jetë një nga çështjet kryesore të diskutimit politik gjatë këtyre muajve.
Rikthimi i deputetëve në sallën e parlamentit pritet të shoqërohet me debate të forta politike, në një kohë kur aksioni opozitar dhe tensionet institucionale mbeten në fokus të zhvillimeve në vend.
Po ashtu, qytetarët të cilët po protestojnë prej rreth tre muajsh kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike kanë paralajmëruar se do të protestojnë sërish përpara Parlamentit, ndërkohë që deputetët rikthehen në sallë.
Seancat e kaluara janë shënuar me tensione përpara institucionit, teksa protestuesit kanë shënjestruar me vezë disa nga deputetët e Partisë Socialiste. Gjatë protestave para Kuvendit ka pasur edhe përplasje me policinë dhe arrestime masive të qytetarëve që protestonin./Dosja.al