Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Paolo Zampollin, të dërguarin special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për Partneritetet Globale.

TIRANE - Zampolli ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite gjatë së cilës ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore, politikës dhe aktorë të ndryshëm në Shqipëri.
Gjatë takimit me Presidentin Duka, diskutimi u përqendrua te roli që sporti dhe veçanërisht futbolli mund të luajnë në diplomacinë sportive, në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në promovimin e imazhit të një vendi në arenën globale.
Presidenti Duka e njohu të dërguarin special me zhvillimin e futbollit shqiptar gjatë viteve të fundit, transformimin e infrastrukturës sportive, rritjen e standardeve të organizimit dhe përfaqësimin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në kompeticionet dhe strukturat ndërkombëtare të futbollit.
Në këtë kontekst, u diskutua edhe rëndësia që ka përfaqësimi i Shqipërisë në institucionet drejtuese të futbollit europian dhe botëror. Presidenti Armand Duka është një prej drejtuesve shqiptarë me përfaqësim të rëndësishëm në këto struktura, në detyrën e zv.presidentit të UEFA-s, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si edhe në FIFA, ku është anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare.
Paolo Zampolli vlerësoi kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit shqiptar dhe rolin e tij në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e sportit si një urë lidhëse mes vendeve dhe komuniteteve.
Në vijim të takimit, i dërguari special i Presidentit Trump zhvilloi edhe një vizitë në Shtëpinë e Futbollit, kompleksin modern sportiv të FSHF-së. Gjatë turit, Zampolli u njoh nga afër me ambientet dhe facilitetet që ofron kompleksi, duke shprehur përshtypjet e tij pozitive për investimin dhe standardet e infrastrukturës sportive.
Vizita në Shtëpinë e Futbollit i dha mundësinë Zampollit të shihte nga afër një prej projekteve më të rëndësishme të transformimit të futbollit shqiptar, që sot shërben si qendër e aktiviteteve të FSHF-së dhe si një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin, edukimin dhe promovimin e futbollit në Shqipëri.
Takimi mes Presidentit Duka dhe Paolo Zampollit ishte një tjetër mundësi për të nënvizuar potencialin e sportit si instrument të diplomacisë, bashkëpunimit dhe promovimit ndërkombëtar, si dhe rolin që futbolli shqiptar mund të luajë në këtë drejtim.
B.T (Dosja.al)
Ousmane Dembélé fitoi “Topin e Artë” në 2025 FRANCE - Lista e 30 lojtarëve të nominuar për “Topin ...
Neymar, jashtë fushave për disa javë të ardhshme BRAZIL - Santos do të përballet me Atlético Mineiro n...
FRANCE - Luis Enrique Martínez, trajneri i Paris Saint-Germain dhe kampioni aktual dy herë i Evropës (2025 dhe 2026), u kërko...
ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, deklaroi se Diego Pablo Simeon ka shumë më tepër përvojë se a...
Rafa van der Vaart, një komentues i pafiltruar SPANJE - Analistët holandezë të futbollit, shumë prej të cilëve ish-lojta...
ANGLI - UEFA njoftoi zyrtarisht të hënën gjyqtarin që do të drejtojë ndeshjen hapëse të Atlético Madridit&...
SPANJE - Eric Garcia (25 vjeç) ngriti shqetësime te FC Barcelona, pasi kërkoi të zëvendësohej kundër ...
SPANJE - Secila nga konferencat për shtyp të Mourinhos gjatë gjithë kohës së tij në futbollin elitar mund të jetë...
Real Madridi, në seancën në Valdebebas SPANJE - Real Madridi ka publikuar skuadrën e tij të lojtarëve për ndeshjen ...
SPANJE - Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve është duke u zhvilluar dhe për trajnerët e dy gjigantëve...