Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
Vendimi për marrjen të pandehur të Zallës, është marrë 1 muaj pas arrestimit të tij në fshatin Zallë, nga forcat RENEA.
Ylli Zalla, njeriu që për 9 muaj me radhë “luajti” kukafshehtas me Policinë e Shtetit, është marrë i pandehur dhe dosja kundër tij, tashmë i është përcjellë gjykatës së Tiranë për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve, lëndëve shpërthyese” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Vendimi për marrjen të pandehur të Zallës, është marrë 1 muaj pas arrestimit të tij në fshatin Zallë, nga forcat RENEA.
Arsenali i armëve, si fishekë, automatikë, mitrolozë, pushkë, kallëpe dinamiti, kapsolla dhe mina artizanale me telefon,mbi 20 kg hashash, rezultojnë të jenë gjetur në dy karroca dore gjatë një kontrolli të kryer në oborrin e shtëpisë së tij në 13 nëntor 2025.
Gjatë përfundimit të hetimit, Zalla ka pretenduar se armët dhe municionet nuk janë të tijat, pasi në to nuk është gjendur asnjë shenjë gishti.
Por vetëm fakti se dy karrocat e mbushura me armë dhe municion, janë gjetur nga policia në oborrin e shtëpisë së tij, ka mjaftuar që ai të merret i pandehur dhe dërgohet në gjykatë për dy akuza të rënda.
Vendimi për marrjen të pandehur të Zallës, është marrë nga prokurori i çështjes Arjan Përmeti, i cili pasi kreu dhe aktet e ekspertimit teknik dhe balistik të armëve, vendosi ti komunikojë dy akuzat Ylli Zallës.
Sipas dosjes hetimore, Ylli Zalla, ka hyrë në vëmendjen e policisë kriminale, pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në 11 Nëntor 2025 në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Shaljanit alias Sheqeri.
“...në vijim të veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur në vendin e quajtur “Rrethi i Rinasit”, persona të maskuar dhe armatosur kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës “Mercedes Benz” me targa AB099UO, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur një shtetas dhe i dëmtuar rëndë drejtuesi i automjetit. Mbi bazën e të dhënave të siguruara janë thirrur dhe intervistuar disa banorë të zonës ku ka ndodhur ngjarja si dhe banorë të zonës ku autorët kanë braktisur dhe djegur automjetin...”-thuhet në dosjen e prokurorisë.
Mësohet se për kryerjen e veprimeve të natyrës verifikuese është thirrur si person që ka dijeni edhe Ylli Zalla.
Për këtë arsye në datën 13 nëntor 2025, rreth orës 15:30 punonjës të policisë kanë shkuar në banesën e Ylli Zalla, banesë e ndodhur në fshatin Zall, Fushë-Krujë.
Është kontaktuar me Ylli Zallën në numrin e tij celular, duke ju kërkuar të paraqitej në banesë pasi do ti merrej edhe një deklarim lidhur me ngjarjen.
Fillimisht Ylli Zalla, ka thënë që do të shkojë. Por në vijim ka ndërprerë komunikimin me punonjësit e policisë dhe nuk ka shkuar në banesë dhe as në polici.
Nga ana e oficerëve të policisë është kontaktuar me prindërit e Ylli Zallës, të cilët jetonin në një banesë aty pranë dhe ju është kërkuar duke qenë prezent, të bëhej një kontroll i banesës nga jashtë, kërkesë e cila gjeti miratimin e prindërve të Ylli Zalla.
Gjatë kontrollit të bërë brenda rrethimit, në pjesën e pasme të banesës, në një largësi 10 metra pranë disa ferrave ndodheshin 2 karroca dorë në largësi 10 metra nga njëra-tjetra.
Pasi policia ka hequr pjesën e mbulesës së karrocave, janë konstatuar dhe sekuestruar sendet e kundërligjshme si armë, municione, mina me celular, hashash si dhe një letër ku ishte shkruar me shkrim dore: "...Duhet ma ndru telin o Red, kujdes me tel..."./SYRI.net
TIRANË- Nxënësit 15-vjeçarë në Shqipëri vijojnë të mbeten dukshëm pas mesatares së vendeve të OE...
VLORË- Vija bregdetare mes Radhimës dhe Orikumit në Vlorë përfaqëson një nga zonat më tërheqëse turistike t&...
Isa Soares TIRANË- Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka shprehur sërish mbështetjen e saj për protestën e qytetarëve shqiptar&eum...
GJKKO TIRANË- Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësore, në shenjë prot...
foto ilustruese TROPOJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Tropojë, katër punonj&...
Maks Haxhia TIRANË- Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka kundërshtuar rregulloren e re të Gjykatë...
Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar lidhur me përplasjen e qeverisë me magjistratët, për pagat e këtyre t&eu...
foto ilustruese BERAT- Dy biznese në qarkun e Beratit janë grabitur gjatë orëve të natës brenda 10 ditëve. Për grab...
Ylber Luli SHKODËR- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë 24-vje&...
pamje nga sherri ne vlore VLORË- Një sherr midis disa personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në një beach bar n...