Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
Në këto pamje shihen dy burra me kapuçë dhe të mbuluar nga koka te këmbët, të cilët hyjnë në dhomë me qetësi të plotë.
SPANJA- Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Spanjë, ku dy shqiptarë kanë grabitur banesën e një stilistje. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në Sevilje të Spanjës, më 5 shtator. Kjo ndodhi ndërkohë që ajo ndodhej brenda së bashku me fëmijët e saj të mitur. Mediat spanjolle shkruajnë se influencuesja ka publikuar në rrjetet e saj sociale videon e kapur nga kamerat e sigurisë në dhomën ku u futën hajdutët.
Në këto pamje shihen dy burra me kapuçë dhe të mbuluar nga koka te këmbët, të cilët hyjnë në dhomë me qetësi të plotë. Megjithatë, sapo fillojnë të dëgjojnë britmat e stilistes Rocío Osorno nga kopshti, nisin të shpejtojnë. Sipas influencueses, ata ishin me origjinë shqiptare dhe, në përkthimin që i kanë dërguar, dëgjohen duke thënë: “Hajde, hajde, nxito”.
“Kisha qenë gjithë ditën jashtë duke filmuar, ishte ora 12:30 e natës dhe isha e lodhur. Mund të kisha qenë duke filmuar, por Zoti nuk deshi. Shikova me bisht të syrit dhe dritarja ishte e hapur dhe pikërisht fëmija i vogël kishte qenë me mua lart dhe thashë, mos është fëmija që është ngjitur lart?. Unë nuk i lë kurrë ta hapin, sepse kam frikë se mos bien. Atëherë thashë, jo, nuk besoj se është fëmija’. Pastaj pashë hijen, vrapova poshtë, hapa derën e pasme të shtëpisë dhe lëshova britmën e jetës sime”, tha ajo.
Stilistja tregon se më pas filluan të dëgjoheshin të gjithë fqinjët, qentë e tyre... Influencuesja e modës tregon se tashmë ka bërë kallëzim, por ende nuk dihet se si ndodhi gjithçka dhe çfarë informacioni kishin hajdutët.
“Në shtëpinë time hyn gjithë bota gjatë gjithë kohës, hyjnë shumë njerëz dhe ne filmojmë. Nëse ka pasur ndonjë informator që ka dhënë informacion, nuk e di. Është një zonë e shtëpisë sime që nuk e tregoj kurrë në rrjetet sociale. Është e vërtetë që, të shkosh drejtpërdrejt në dhomën ku ndodhej gjithë plaçka që ata kërkonin... të bën të mendohesh”, tha ajo.
Sipas saj, dihet se në atë zonë ka banda të organizuara.Për më tepër, ajo tregon se interesi i tyre kryesor ishin bizhuteritë dhe sende të tjera të ngjashme.
“Ar, bizhuteri, orë, diamante... Kanë marrë një kuti bizhuterish që kisha me bizhuteri Pandora dhe kanë kërkuar nëpër sirtarë dhe kanë marrë bizhuteri të tjera”, tha ajo./Dosja.al
Ylli Zalla Ylli Zalla, njeriu që për 9 muaj me radhë “luajti” kukafshehtas me Policinë e Shtetit, është marrë...
TIRANË- Nxënësit 15-vjeçarë në Shqipëri vijojnë të mbeten dukshëm pas mesatares së vendeve të OE...
VLORË- Vija bregdetare mes Radhimës dhe Orikumit në Vlorë përfaqëson një nga zonat më tërheqëse turistike t&...
Isa Soares TIRANË- Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka shprehur sërish mbështetjen e saj për protestën e qytetarëve shqiptar&eum...
GJKKO TIRANË- Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësore, në shenjë prot...
foto ilustruese TROPOJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Tropojë, katër punonj&...
Maks Haxhia TIRANË- Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka kundërshtuar rregulloren e re të Gjykatë...
Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar lidhur me përplasjen e qeverisë me magjistratët, për pagat e këtyre t&eu...
foto ilustruese BERAT- Dy biznese në qarkun e Beratit janë grabitur gjatë orëve të natës brenda 10 ditëve. Për grab...
Ylber Luli SHKODËR- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë 24-vje&...