Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Krumës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, ku, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë.
I riu ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


