Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të nisë nga nesër një proces verifikimi në terren për banesat në Palasë që nuk disponojnë dokumentacion të plotë pronësie.
Ekipet e posaçme të Kadastrës do të qëndrojnë për një javë në zonë, ku do të kryejnë verifikime drejtpërdrejt në terren dhe do të shqyrtojnë rastet e banorëve.
Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, bëri të ditur se specialistët do të kryejnë kontrolle derë më derë në banesat e Palasës.
Sipas saj, procesi do të përfshijë të gjitha banesat, pavarësisht nëse pronarët kanë bërë më herët apo jo aplikim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Nisma synon të evidentojë dhe trajtojë problematikat që lidhen me dokumentacionin e pronësisë, duke verifikuar situatën e çdo pasurie drejtpërdrejt në terren.
#Palasë #Kadastra #Pronësia #ASHK #LorenaGoxhobelli #Himarë #Bregdeti #Prona #Shqipëri #Lajme


