
Një çantë e dyshimtë e konstatuar në rrugën përballë Ministrisë së Jashtme ka vënë në alarm autoritetet këtë mëngjes.
Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe ekspertët, të cilët kanë kryer verifikimet e nevojshme për të përcaktuar nëse çanta përbënte ndonjë rrezik.
Pas kontrollit, rezultoi se çanta ishte bosh dhe nuk përmbante asgjë të rrezikshme.
Pavarësisht se alarmi rezultoi i pabazë, autoritetet zbatuan procedurat e sigurisë dhe kryen kontrollet përkatëse për të garantuar që situata të ishte plotësisht e sigurt./Versus.al

