Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi mund të ulet në stol

vedat muriqi

Vedat Muriqi mund të mbetet në stol në ndeshjen e Fenerbahçes ndaj Romës. 

Humbja në derbin ndaj Beshiktashit ka bërë që trajneri Ismail Kartal të mendojë për ndryshime në formacion.

Sipas raportimeve nga mediumet turke, trajneri i Fenerbahçes nuk planifikon ta aktivizojë Muriqin nga minuta e parë ndaj Romës. Në vend të tij, pritet të startojë Romelu Lukaku.

Feneri të enjten nga ora 18:45 e pret Romën në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions.

32-vjeçari Muriqi në shtatë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim. 

Edhe Fenerbahçe barazon me Romën, Muriqi lëshon rast të artë Futboll Fenerbahçe barazon me Romën, Muriqi lëshon rast të artë

Në tri ndeshjet e fundit në Superligën e Turqisë, Muriqi ishte startues. 

Ndërsa në xhiron e parë ndaj Gençlerbirligit, sulmuesi i Kosovës u inkuadrua nga pjesa e dytë.