Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Vendimi është marrë pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, ndërsa aktgjykimi është shpallur të hënën nga gjykatësja Edita Çanta.
Për veprën penale “Kanosje”, Gjesti është dënuar me 2 vite burgim me kusht. Ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen një vepër tjetër penale brenda dy viteve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.
Ndërkohë, për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ai është dënuar me 3 mijë euro gjobë, ndërsa për “Armëmbajtje pa leje” me 3 mijë euro të tjera.
Në total, Gjykata ka shpallur ndaj Gjestit një dënim unik prej 2 vitesh burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë. Në dënimin me gjobë do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
#Gjesti #BesartKelmendi #Prishtinë #Gjykata #Kosovë #Kanosje #Armëmbajtje #Lajme


