Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zgjedhjet në Suedi, opozita e qendrës së majtë në avantazh, goditet e djathta ekstreme

    Zjarri në Valare të Gjirokastrës, flakët përfshijnë barishte dhe shkurre pranë stallave

    Rama reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: E pabesueshme si e kupton pavarësinë e gjyqësorit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » BE kundër ofensivës së Trumpit për Groenlandën, 200 milionë euro shtesë për Arktikun
    Botë

    BE kundër ofensivës së Trumpit për Groenlandën, 200 milionë euro shtesë për Arktikun

    September 7, 2026

    Bashkimi Evropian po forcon praninë e tij në Gorenlandë, në një kohë kur ishulli strategjik i Arktikut është kthyer në një nga pikat më të nxehta të përplasjes gjeopolitike mes fuqive të mëdha.

    Gjatë vizitës së saj zyrtare në Nuuk, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do të investojë 200 milionë euro shtesë në Groenlandë gjatë dy viteve të ardhshme. Fokusi do të jetë forcimi i lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimi për shfrytëzimin e burimeve të pasura natyrore të ishullit.

    “Arktiku është bërë një prej vendeve ku përplasen pllakat tektonike të gjeopolitikës. Prandaj, ne kemi një interes të drejtpërdrejtë për atë që ndodh këtu”, deklaroi von der Leyen.

    Paketa e re financiare vjen në një periudhë kur Groenlanda është në qendër të interesit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka shprehur vazhdimisht ambicien për marrjen e kontrollit mbi territorin autonom të Mbretërisë së Danimarkës.

    Qëndrimet e Trumpit kanë shkaktuar tensione të forta në marrëdhëniet transatlantike. Në janar, ai kërcënoi me tarifa të larta ndaj Danimarkës, në përpjekje për të ushtruar presion ndaj Kopenhagës lidhur me Groenlandën. Megjithëse u tërhoq përballë reagimeve ndërkombëtare, në korrik ai e riktheu në agjendë ambicien për aneksimin e ishullit.

    Nga Nuuk, von der Leyen shprehu mbështetjen e qartë të Evropës për Danimarkën dhe popullin e Groenlandës, duke theksuar se e ardhmja e territorit duhet të vendoset vetëm nga vetë grenlandezët dhe Danimarka.

    “E ardhmja e Grenlandës është për popullin e Groenlandës dhe Danimarkën që ta vendosin. Askush tjetër”, u shpreh ajo, duke nënvizuar rëndësinë e sovranitetit, integritetit territorial dhe paprekshmërisë së kufijve sipas së drejtës ndërkombëtare.

    Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, e mirëpriti mbështetjen e BE-së, duke deklaruar se marrëdhëniet mes palëve janë të rëndësishme për të dyja.

    “Grenlanda ka nevojë për Bashkimin Evropian dhe Bashkimi Evropian ka nevojë për Grenlandën. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”, tha Nielsen.

    Edhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, falënderoi von der Leyen, duke vlerësuar mbështetjen evropiane në një periudhë presioni të madh ndaj Danimarkës dhe Groenlandës.

    Investimi prej 200 milionë eurosh shkon përtej një pakete të thjeshtë ekonomike. Në sfondin e garës për ndikim në Arktik, pasurisë minerare dhe rëndësisë strategjike të Groenlandës, Brukseli po sinjalizon se synon të ketë një rol më të madh në një prej zonave që pritet të jetë në qendër të rivalitetit gjeopolitik në vitet e ardhshme.

    BE Groenlanda
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zgjedhjet në Suedi, opozita e qendrës së majtë në avantazh, goditet e djathta ekstreme

    September 13, 2026

    Zjarri në Valare të Gjirokastrës, flakët përfshijnë barishte dhe shkurre pranë stallave

    September 13, 2026

    Rama reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: E pabesueshme si e kupton pavarësinë e gjyqësorit

    September 13, 2026

    Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta më herët aty kishte kaluar Boris Johnson

    September 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 8, 2026

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje për konsumatorët që kanë blerë një produkt sallami…

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.