Një 68-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”, ku shtetasi kosovar me inicialet S. B., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.
Për pasojë, 68-vjeçari është mbytur dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


