Pas SPAR-it, hajduti i vajit Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka, krijon monopol në Shqipëri, Denar Biba vulos kapjen e tregut të ushqimeve

Investigim

Publikuar: 07/09/2026

Pas SPAR-it, hajduti i vajit Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka, krijon monopol në Shqipëri, Denar Biba vulos kapjen e tregut të ushqimeve

Pas blerjes së rrjeti SPAR nga grupi Balfin një vit më parë, biznesmeni kosovar Xhevdet Rexhepi, i skeduar për skema mashtrimi dhe zhvatje masive sidomos përmes shitjes së vajit duke shfrytëzuar pozitat monipoliste, ka blerë një tjetër rrjet të madh marketesh në Shqipëri, duke krijuar një monopol në tregun e shitjes së ushqimeve me pakicë. Këtë herë bëhet fjalë për zinxhirin e supermarketeve Eco Market, që zotëroheshin nga Armand dhe Agron Duka.

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Agron dhe Armand Duka

Shifra e transaksionit nuk është bërë publike, por marrëveshja mes palëve është mbyllur siç njoftoi Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka dhënë dhe miratimin për këtë transaksion. Ka dyshime të forta se rrufjani Xhevdet Rexhepi ka kompromentuar përmes interesave të paligjshme kreun e Autoritetit të Konkurrencës, duke miratuar kapjen e tregut të shitjes së ushqimeve.

Rrjeti i marketeve “Eco Market” përfshin 16 markete të vendosura në Tiranë, Durrës dhe Fier. Aksionet e tij mbaheshin nën shoqërinë D & D Distribution, aksionet e së cilës zotërohen gjysmë për gjysmë nga Armand dhe Agron Duka. Vitin e kaluar kjo shoqëri realizoi një xhiro prej 25 milionë eurosh dhe rezultoi me humbje fiskale në masën 300 mijë euro.

Ky është rrjeti i dytë i marketeve që biznesmeni kosovar Xhevdet Rexhepi ble në Shqipëri. Vitin e kaluar ai bleu rrjetin e dytë më të madh të marketeve në vend, zinxhirin SPAR nga grupi Balfin për rreth 44 milionë euro.

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Xhevdet Rexhepi

Përmes blerjes së Eco Market, Rexhepi zgjeron edhe më shumë peshën e tij në tregun e shitjes me pakicë të produkteve ushqimore dhe të konsumit të përditshëm në Shqipëri duke u bërë tashmë lojtari më i madh në këtë treg. Rexhepi është akuzuar nga autoritetet kosovare për zhvatjen përmes mashtrimit të blerëve me çmimet e vajit në rrjetet e super marketeve “Viva Fresh Store” dhe “Super Viva”.

Në vitin 2022, Xhevdet Rexhepi çoi në ekstrem çmimin e një litër vaji, 3 euro e 49 cent është, në super-marketet e tij në Kosovë. Përveç këtij çmimi ekstrem, rrjeti i marketeve të njohura “Viva Fresh Store” në raftet e vajit kishte vënë edhe banderola ku shkruhej se sasia e mbetur e vajit ishte e limituar, ndërkohë që në rafte gjithashtu ishin lënë pak paketime të ekspozuara, për të bindur blerësit se mbishkrimi në banderola ishte i vërtetë.

Por gjithçka rezultoi një skemë zhvatje. Krimi Ekonomik i Policisë së Kosovës dhe Inspektorati i Tregut, pasi bastisën depon kryesore të “Viva Fresh Store” në dalje të Prishtinës, gjeten mijëra litra vaj të fshehur në depo. Pas operacionit policor, çmimi i vajit ra në 2 euro. Nga kjo skemë Xhevdet Rexhepi u zhvati familjeve kosovare miliona euro.

Evidenca dhe fakte tregojnë se Xhevdet Rexhepi ka zbaruar skema të tjera mashtrimit në Kosovë, me qëllim zhavtje, ndërsa aktivitetin kriminal po e shtrin edhe në Shqipëri. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka gjobitur me 1 mijë e 500 euro kompaninë Viva Fresh Sh.P.K të Xhevdet Rexhepit për shitje në arkë të produktit me çmim më të lartë se sa çmimi që ishte vendosur në raft.