Lajmi i fundit

LIVE/ 106 ditë protestë qytetare: Rama jepe dorëheqjen

‘Yllka Sheta, e afërme e Linda Ramës’, Spahia: Ministrja s’e mohoi denoncimin, paratë në shëndetësi i kontrollon Rama

‘Yllka Sheta, e afërme e Linda Ramës’, Spahia: Ministrja s’e mohoi denoncimin, paratë në shëndetësi i kontrollon Rama

21:15, 13/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, deputeti i PD Bardh Spahia ka reaguar sërish, lidhur me emërimin e Yllka Shetën në krye të Operatorit të Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit nga ana e ministers së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahia shkruan se ministrja nuk e ka mohuar denoncimin e tij, duke ngritur pikëpyetje se përse një familjare e bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, vendoset në krye të një institucioni që administron miliarda lekë para publike.

‘Pas kontrollit familjar të AKSHI-t përmes kunatit të Linda Ramës, tani një tjetër familjare vendoset në krye të një institucioni që administron dhe prokuron shërbime me vlerë qindra milionë euro’, shkruan deputeti i PD.

Sipas ligjvënësit demokrat, është çështje miliardash, pushteti dhe kontrolli familjar mbi paratë publike.

‘Taksat e shqiptarëve nuk janë biznes privat i familjes së Kryeministrit’, përmbyll reagimin e tij, Bardh Spahia.

Statusi:

Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë e cila të paktën qenka përgjigjur dhe nuk ka mohuar thelbin e denoncimit tim (me urdhër familjar besoj).

Zonja Ministre e Shëndetësisë, mos u fshihni pas grave për të mbrojtur familjen e Kryeministrit. Këtu nuk po vihet në diskutim emërimi i një gruaje, por përse një familjare e Linda Ramës, gruas së Kryeministrit, vendoset në krye të një institucioni që administron miliarda lekë para publike.

Nga përvoja ime si mjek, di se mjekët kanë kurajën ta shohin të vërtetën në sy dhe ta pranojnë atë. Por tek mjekja Klodiana Spahiu, këtë kurajë duket se e ka vrarë nënshtrimi i ministres ndaj Edi Ramës.

Prandaj ministrja e Shëndetësisë i bie larg e larg dhe përdor gratë si mburojë politike vetëm për të mos pranuar një fakt të thjeshtë: drejtoresha e re e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Yllka Shetaj, është vajza e tezes së Linda Ramës.

Pas kontrollit familjar të AKSHI-t përmes kunatit të Linda Ramës, tani një tjetër familjare vendoset në krye të një institucioni që administron dhe prokuron shërbime me vlerë qindra milionë euro.

Dhe ja pse duhej ky emërim: tenderi afro 50 milionë euro i hemodializës u anulua me urdhër të Edi Ramës. Ky dhe shumë tendera të tjerë me vlerë qindra milionë euro tani do të jenë nën kontrollin e familjes së tij.

Pra, kjo nuk është fare çështje grash, por çështje parash publike, zonja ministre! Është çështje miliardash, pushteti dhe kontrolli familjar mbi paratë publike. Taksat e shqiptarëve nuk janë biznes privat i familjes së Kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco