
Greqi- Mijëra persona u mblodhën sot për t'i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit ikonë Giorgos Mazonakis, në Kishën e Shën Triadës në Nikea.
Teksa në sfond ishin këngët e Mazonakis, qytetarët në lot përcollën me duartrokitje e trëndafila të bardhë arkivolin e këngëtarit. Prindërit e këngëtarit dhe motrat e tij, Vasso dhe Maria, u përballën me një dhimbje të papërshkrueshme. Të shkatërruar nga humbja e papritur, ata nuk mundën t’i mbanin lotët, ndërsa përpara tyre ndodhej trupi i njeriut të tyre të dashur.

