Kamerat dhe AI nuk janë “reforma arsimore”
Nesër nis viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar dhe, në vend që debati të përqendrohet te problemet reale të arsimit, qeveria paraqet si “reformë” përdorimin e inteligjencës artificiale dhe vendosjen e kamerave në shkolla.
Përvoja nga Perëndimi flet qartë: përdorimi i gjerë i kamerave dhe mbifokusi te disiplina administrative dëshmojnë se kur siguria vizuale zëvendëson arsimimin, kjo shoqërohet me rënien e cilësisë dhe degradimin e vetë sistemit.
AI dhe kamerat nuk janë zgjidhje për krizën e arsimit; pa një vizion të qartë, ato thjesht bëhen pjesë e problemit.
Mendimi kritik i fëmijëve nuk zhvillohet duke ua lehtësuar marrjen e përgjigjeve të gatshme përmes AI-së.
Siguria në shkolla nuk garantohet thjesht me vëzhgim digjital.
Arsimi cilësor kërkon mësues të përgatitur, programe bashkëkohore, psikologë, mbështetje dhe investim real te fëmijët.
Kamera mund të regjistrojë një incident, por nuk edukon dhe nuk zgjidh shkaqet e tij. AI mund të japë informacion, por nuk zëvendëson dijen dhe procesin e të menduarit.
Arsimi ka nevojë për përmbajtje dhe vizion, jo për mbikëqyrje digjitale.












