Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të të qëndresës kanë nisur marshimin.
Gjatë lëvizjes nëpër qytet, protestuesit po shoqërojnë marshimin me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të PD-së Sali Berisha dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
“Rama n’burg, Berisha n’burg!” dhe “Arrestoni Ballukun!” janë ndër thirrjet që po përsëriten nga qytetarët.
Protestuesit kanë nisur marshimin nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë, dhe janë drejtuar në zona të tjera të kryeqytetit.













