Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Aksident tragjik në Turqi, autobusi përplaset me kabinën e pagesës dhe shpërthen në flakë, 2 persona humbin jetën (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Turqi, autobusi përplaset me kabinën e
Foto nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Stamboll, në Autostradën Veriore Marmara, i cili është cilësuar edhe më herët si një nga akset më problematike për aksidente në Turqi.

Sipas mediave turke, autobusi që udhëtonte në linjën Diyarbakir - Stamboll ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kabinë pagese.

Menjëherë pas goditjes, mjeti ka shpërthyer në flakë.

Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë ekipet zjarrfikëse dhe ambulancat, por zjarri i fuqishëm ka vështirësuar ndërhyrjen për nxjerrjen e pasagjerëve.

Nga bilanci paraprak raportohet për 2 persona të vdekur dhe 8 të tjerë të plagosur, të cilët janë transportuar në spitalet më të afërta të zonës.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Autostrada Veriore Marmara njihet për aksidente të rënda të autobusëve ndërqytetas vitet e fundit, ku shpesh përfshihen linjat nga Diyarbakir drejt Stambollit dhe anasjelltas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese